Ekskluzive/ Krimet e Rënda mbyllin hetimet për 'Babalen', transferojnë dosjen te Prokuroria e Tiranës

Ekskluzive/ Krimet e Rënda mbyllin hetimet për 'Babalen', transferojnë dosjen te Prokuroria e Tiranës

Albert Veliu (Babalja) gjatë denoncimit nga selia e PD

TIRANE - Pas administrimit të 15 deklarimeve, mes tyre edhe politikanë, Krimet e Rënda mbyllin hetimet për dosjen "Babale". Report Tv mëson ekskluzivisht se dosja do t'i kalojë për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të kallëzimit të rremë. 

Dy javë më parë Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën "Babalja" dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. "Babalja" pretendon se ka regjistruar Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, por nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, nuk vërtetohet se zëri që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt. Ndërsa nga ana tjetër, ishte dëshmia e Fredi Alizotit në Prokurori i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

Urdhër-arresti për Fredi Alizotin është ekzekutuar, ndërsa për Albert Veliun Gjykata e Prishtinës vendosi të rrëzojë kërkesën e autoriteteve shqiptarë për të mbajtur në burg "Babalen", pasi ai kishte aplikuar për statusin e azilantit, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë iu është drejtuar autoriteteve të Kosovës me një shkresë ku kërkon ekstradimin e "Babales".

Për dosjen "Babale" kanë dëshmuar në Prokurori Enkelejd Alibeaj, deputetët e PD, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, eksponenti pranë PD, Sali Lushaj si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale