Ekskluzive/Njihuni me deputetët që blenë makina 100 mijë € dhe s'paguan doganë

Mbi 100 deputetë dhe ish-deputetë të Parlamentit Shqiptar kanë shfrytëzuar maksimalisht një privilegj që ua jap ligji, duke futur mjete ‘pune’ në pikat kufitare, pa paguar detyrimet doganore, siç paguajnë të gjithë qytetarët shqiptarë. Pas publikimit të listës së deputetëve dhe ish-deputetëve në tetor të vitit 2017, "Shqiptarja.com" ka arritur të zbulojë ekskluzivisht mjetet dhe mallrat që ligjvënësish shqiptarë kanë futur nëpër pikat doganore, pa paguar taksa.

Përpos deputetit Fatmir Mediu, i cili ka futur pa paguar detyrimet doganore një aparat telefonik, me vlerë 800 euro, të gjithë ligjvënësit dhe ish-ligjvënësit e tjerë kanë futur makina luksoze në pikat doganore, me vlerë nga 10 mijë euro deri në mbi 100 mijë euro. Mjetet janë blerë dhe sjellë kryesisht nga Gjermania, Italia dhe Britania e Madhe në Shqipëri, në periudhën nga janari 2013 deri në maji 2018. Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj ka sjellë një makinë nga Britania e Madhe me vlerë 111 mijë euro, pa paguar detyrime doganore.

Halim Kosova ka sjellë dy makina nga Gjermania, konkretisht Benz-ML350 dhe BENZ, S350, me vlerë 63 mijë euro dhe 33 mijë euro, pa paguar detyrime doganore. Edhe pse ligji parashikon shfrytëzimin vetëm një herë gjatë mandatit të këtij favori, bie në sy që disa deputetë kanë sjellë më shumë se sa një makinë, pa paguar doganën. Deputeti Nard Ndoka ka blerë në Gjermani makinë me vlerë 85 060 euro.

Ndërkaq, deputeti socialist Sadri Abazi, ka blerë një makinë ‘BENZ, AMG GT’, në Gjermani, me vlerë 105 mijë euro, pa paguar detyrimet doganore. Edhe deputeti socialist Paulin Sterkaj, ka blerë në Gjermani një makinë ‘TOUAREG’ me vlerë50 mijë euro. Ish-deputeti i PDIU, Omer Mano, ka sjellë nga Italia makinë 'RANGE ROVER’, me vlerë 102 500 euro, gjithashtu pa paguar dertimet doganore. Nga ligjit për statusin e deputetit kanë përfituar edhe Flamur Noka dhe Edi Paloka, deputetë të Partisë Demokratike. Ata i kanë konsideruar mjete pune dy makina, duke mos paguar taksën doganore.

Flamur Noka ka sjellë në Shqipëri një makinë ‘BMË 7L’, me vlerë 40 mijë euro, ndërsa Edi Paloka makinë ‘BENZ E 220 BT’, me vlerë 28 616 euro, nga Gjermania. Gjithashtu, ligji është shfrytëzuar edhe nga Anastas Angjeli, i cili ka sjellë në Shqipëri një makinë ‘Audi A8’, me vlerë 87 mijë euro, nga Italia, pa paguar detyrimin doganor. Edhe ish-deputeti i PD, Kastriot Islami, ka blerë ‘BENZ E 220CDI’, me vlerë 24 mijë euro, në Gjermani. Erion Braçe, Bashkim Fino, Genc Pollo etj., kanë marrë gjithashtu makina luksoze pa paguar detyrimet doganore. 

Baza ligjore 
Neni 17 i ligjit Nr. 8550, datë 18.11.1999 për statusin, i ndryshuar në vitin 2013, parashikon që deputetit i lejohet që vetëm në një rast gjatë mandatit të tij të mos paguaj detyrim doganor për mjetet e punës, që lidhen me veprimtarinë e tij si deputet. Ligji e specifikon vetëm në një rast dhe vetëm për mjetet e punës që lidhen me veprimtarinë e tij si deputet. Siç duket, mjetet e vetme të punës për deputetët e Parlamentit Shqiptarja qenkërkan vetëm makinat luksoze, disa prej të cilave me vlerë mbi 100 mijë euro. 

Privilegjet e tjera 
Ky është vetëm një nga privilegjet që deputetët kanë për shkak të statusit të tyre. Deputetit dhe bashkëshortes të tij/saj u njihet e drejta e pajisjes me pasaportë diplomatike gjatë kohës së kryerjes së mandatit, si dhe 3 vjet pas mbarimit të tij. Ligji për statusin parashikon gjithashtu se Kuvendi, në bashkëpunim me organet e pushtetit vendor, hap në çdo rreth zyra të veçanta për deputetët e maxhorancës dhe opozitës, për çdo rast që ato kanë përfaqësim.

Deputeti përfiton falas kopje të Fletoreve Zyrtare, buletine të Kuvendit ose të institucioneve të tjera qendrore, urdhra dhe vendime të Këshillit të Ministrave, si dhe urdhëresa, vendime dhe urdhra të organeve të njësive vendore të zonës, ku është zgjedhur. Gjithashtu, institucionet e administratës publike, në të cilat deputetët kanë qenë të punësuar, pas mbarimit të mandatit të deputetit dhe nëse nuk kanë arritur moshën e pensionit, janë të detyruar ta rikthejnë atë në vendin e mëparshëm të punës ose t’i ofrojnë, brenda një viti nga koha e mbarimit të mandatit, një vend tjetër pune të ngjashëm ose të përafërt me atë të mëparshmin.

Lista e parë, deputetët që futën mjete luksoze pa paguar detyrimin doganor 

1.    Astrit Veliaj, makinë 111 mijë euro, nga Britania e Madhe 
2.    Halim Kosova, “MERCEDES-BENZ, S350 BLUETEC 4MATIC”, 63 mijë euro, nga Gjermania. 
3.    Halim Kosova, makinë Mercedes Benz-ML350, 33 500 euro, nga Gjermania.
4.    Omer Mano, makinë 'RANGE ROVER VOGUE'', 102 500 euro, nga Italia
5.    Nard Ndoka, makinë ‘MERCEDES-BENZ S 400 4 MATIC Sedan long’, 85 060 euro, nga Gjermania. 
6.    Sadri Abazi, makinë ‘BENZ, AMG GT,VITI 2015’, 105 mijë euro, nga Gjermania.
7.    Tom Doshi, ‘MERCEDES BENZ AMG’, me vlerë 68 mijë euro, nga Gjermania 
8.    Edi Paloka, makinë ‘MERCEDES BENZ E 220 BT’, 28 616 euro, nga Gjermania.
9.    Bashkim Fino, makinë me vlerë 40460 euro, tip MERCEDES BENZ "S350 4 M, V. P. 2011/3498 CC benzine, sjellë nga Gjermania.
10.    Flamur Noka, makinë ‘BMË 7L’, me vlerë 40 mijë euro. 
11.    Bujar Derveni, makinë ‘TOUAREG’ 54 mijë euro, nga Gjermania. 
12.    Paulin Sterkaj, makinë ‘TOUAREG’ 50 mijë euro, nga Gjermania.
13.    Robert Bitri, makinë ‘MERCEDES BENZ S350 BLUETEC 4MATIC’, 44 mijë euro, nga Gjermania. 
14.    Anastas Angjeli, makinë ‘Audi A8’ 87 mijë euro, nga Italia 
15.    Kozma Dashi, makinë ‘C-220 d, e re’, 32 mijë euro, nga Gjermania. 
16.    Kastriot Islami, makinë ‘BENZ E 220CDI’ 24 mijë euro, nga Gjermania 
17.    Helidon Bushati, makinë ‘MERCEDES BENZ ML350’, 35 mijë euro, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 
18.    Ylli Shehu, makinë me vlerë 29 mijë euro, tip BMË 730d,VITI 2011, CIL. 2993cc, sjellë nga Gjermania. 
19.    Genc Pollo, makinë tip FORD KUGA TREND, viti 2013, nafte, me vlerë 22 883 euro, sjellë nga Gjermania. 
20.    Erion Braçe, autoveturë Mercedes Benz tip GLA 220CDI 4MATIC, VP. 2014, CIL. 2143CC, nafte, me vlerë 25 mijë euro, sjellë nga Gjermania. 

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bajgëri e gjallë mutash: 17/06/2018 08:20

    Baj-ga e mu-t mu-tash

    Përgjigju
  • Gent: 17/06/2018 03:45

    Kurse rama me nje te rene te lapsit do ktheka gjithe azilantet.nga ata duhet te nis revoluzioni Por Jo nen siglen e PD.mostra te pangopura qenkan nga te dyja kahet,edhe sa e sa gjera te tjera,ndaj dhe njerezia nuk shikon shprese e mer rruget e kurbetit.mjere populli

    Përgjigju
  • Ai Cuni Nga Cakrani: 17/06/2018 00:00

    Ketij Bashkim Finos plehres shteti shqiptar i ka paguar leke per kurimin jashte shtetit, nga taksat tona, ky plehra ble makine 40 mije euro, ptu fare e keqe, tu zene mallkimet e fukarenjve, i thoni vehtes edhe socialiste

    Përgjigju
  • Hahaaaaaaa: 16/06/2018 20:55

    Mul Noka ka shit gomarin ka bke makine

    Përgjigju
  • TIKU: 16/06/2018 19:43

    Edhe Halim Kosova qe nuk pranon asnje vizite pa lek ne kliniken e tij qe me keta plehrat e tjere duhet te ishte i pari njeri human qe ka pasuri dhe vazhdon te tregohet i pangopur kerkon edhe politiken qe te shumfishoje miljonat,harron qe me vete bashke me keto hajnat e tjere do marrin mbrapsht si shperblim vetem 2 metra dhe.

    Përgjigju
  • gimi: 16/06/2018 18:38

    Ngrihuni o popull dhe merrni perpara keta plehra keta shushunja qe ja pine gjakun popullit ka ardhur koha e revoluconit larg keto qe.....

    Përgjigju
  • Faik: 16/06/2018 16:33

    27 Vjet Shqipëria është Udhëhequr nga TRADHTARËT , BANDITËT , KRIMINELËT , KUSARËT dhe KRYE HAJDUTËT ORDINERË , që kanë VJEDHUR Gjithçka që ju ka dalë përpara .

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 16/06/2018 13:32

    Ne p..e nones vet gjitha keta ushunje.

    Përgjigju
  • XXL: 16/06/2018 13:21

    Keta jane ligjvenesit tone, biles kjo eshte vetem maja e Ajsbergut...vjedhjet e zhvatjet jane shume me te medha. Shqiptare, shkoni e votoni perseri per keto mostra politikane

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 16/06/2018 13:14

    Thyefshin arrken e qafes te gjithe.

    Përgjigju
  • Ela: 16/06/2018 12:46

    Po punemadhe se paskan kaluar pa dogane. Ju po kaloni hajdutave vetingun qe kane vjedhur miliona. Mos u tallni me njerezit dhe mos beni sikur po beni drejtesi. Sepse brenda ne veting ka korrupsion. Llalla kaloi vetingun se ka dhene doreheqjen. Vidhni o popull dhe ju se mbase ti mbushni xhepat ikni nga puna dhe nuk denoheni. I mjer popull per ate qeveri dhe ish qeveri se i e zhvaten buxhetin e shtetit. Lum rinia ku rritet dhe njerezit qe po vuajne

    Përgjigju
  • elti: 16/06/2018 12:03

    E dini sa shkon buxheti me gjithe te ardhurat ne bashkin Divjake 5.5 miljard leke ne vite, E dini sa harxhon Bashkia Divjake 4.8 miljard ne vite. Diferenca eshte 0.7 miljard ne vite per investime. Nuk po shohim ndonje pune nga bashkia divjake, investimet jane bere nga Fondi Zhvillimit Se kuptojme ku shkojne kaq leke dhe perse duhen 4.8 miljard leke shpenzime. Çfare eshte ky buxhet i shpenzuar? Ku shkojn parat? I vjellin? Erjon Brace deputet i zones qe kontrollon Bashkine Divjake kush i vjell? Kush po pasurohet me keto leke? Ke shume pikpyetje brenda.

    Përgjigju
  • altini: 16/06/2018 11:50

    Erjon Brace, me cfare i bere 25 000 euro? ( Ne te vertete nuk eshte 25 000 euro por 80 000 euro e ka deklaruar pak, shikoni sa shkon ne faqen merrjep model i till. Besoj nga tenderat qe ke bere ne bashkine Divjake, se bashku me kryetarin e bashkise Divjake Kokoleshi, qe nuk ben asnje pune per bashkine asnje pritje, por vetem e ka mendjen per te vjell ndonje gje nga tenderimet. Ke dal ne zone dhe po jep llogari, po kete llogari po e jep ku i ke gjetur kaq leke, dhe jeten luksoze qe po ben. Shpresojme qe kete here populli i Divjakes te kete sy dhe te shikoj se kujt mostere po ja jep voten. Keto plehra duhen zhdukur nje ore e me pare, se po e cojne me dashje vendin si ne 1997.

    Përgjigju
  • O popull ku je..: 16/06/2018 11:34

    Ligjvenes qe bejne ligje per vehten, populli vetem t’u jap voten, kryetari ti fus ne liste.. dhe s keni pare gje akoma, keta edhe pensionin e marin nga nje milion, vjedhjet s po i quajme.. mos i hengshin. Duhet reagim i forte, po na shtypin.. enveri s bente keshtu

    Përgjigju
    • Maks: 16/06/2018 12:31

      Po kjo pseudodemokraci per keta esht nuk esht per popullin

  • Fredi: 16/06/2018 11:29

    Po ndonje privilegj qe te vrasin dhe nuk denohen eksne vene keta? Ta dime ore qe te mos dalim fare nga shtepia. Biznesmenet kane para per te blere makina 100 mije euro por nuk paguajne dogane, keta te tjeret ku i gjeten parate per keto makina lukzose? Athua me rrogen e deputetit? Apo me kredi qe e shlyejne brenda 6 muajve? Mos u merzitni, cudia me e madhe tre dite zgjat. Vetem Spiro Kseren futen ne burg keta se ishte " jetim "! Bejne dy ore prova perpara se te zihen ne parlament dhe populli kenaqet. Nuk ka mbetur gje tjeter vetem se te lutemi heper xhamia e kisha qe ti zere ndonje semundje e lige keta ehe femijet e tyre.

    Përgjigju
  • populli: 16/06/2018 11:22

    lume si ne per keta hajdute te na rrojne sa malet

    Përgjigju
  • Shoku: 16/06/2018 10:16

    Mire ju a bejne, uluni te kafja e lagjes e komentoni makinat e tyre.

    Përgjigju
  • Nesti: 16/06/2018 10:11

    Po ky halim kosova pse paska futur dy makina, se ligjin nuk e lejon dy here, apo nuk pyesin per ligj keta

    Përgjigju
  • Vini: 16/06/2018 10:09

    Faqen e zeze e pacin, nxirrni edhe te tjeret se nuk jane vetem keta

    Përgjigju
  • Klevi: 16/06/2018 10:08

    Prandaj po ja mbathin shqiptaret nga shqiperia, kur kane shftytezuar edhe kete mundesi, merreni vete me mend se cfare bejne keta me tenderat dhe pronat

    Përgjigju
  • Mondi: 16/06/2018 10:06

    Ne blejme nje makine 1 mije euro dhe 300 i paguajme dogane, keta paskan blere makina 100 mije euro dhe nuk paskan paguar asgje. Cfare barazie eshte kjo o njerez? Keta jane te gjithe njelloj

    Përgjigju
  • Eri: 16/06/2018 09:22

    Sa te pangopur. Edhe kete pune e paskan bere! Po cuditem me erion bracen qe ben si i ndershen dhe flet per ndershmeri. Shqiptaret paguajne doganen dhe keta jo

    Përgjigju
  • beni: 16/06/2018 09:18

    ku i gjejn leket kta se nje qyteri te thjesh ju hidhen per koke. se kur kapet ndonjeri me 1 cant ashash ben 5 vjet burg kurse kta qe na i marin leket neve nuk i gacmon njeri. bravo shqiptarja.com keshtu vazhdoni duke i nxjer te palarat ktyre plerave

    Përgjigju
  • Fatmir tyta: 16/06/2018 09:17

    Shikoni çfar bëjn politikanët ordiner nga të katër krahët bëjnë jet llukszoze në një koh Shqiptarët e vuajtur vuajn për bukën e gojës kta jan më keq se krimineli ordiner enver hoxha . Po e keqja e madhe e ktyre është se kta hiqen demokrat në një koh që kta jan kriminel imoral e hajduta ordiner . Mjer Shqiptarët me kto vemje.

    Përgjigju
  • Azilanti: 16/06/2018 09:10

    Dhe k**va e gjat rama merte me azilantet që luftojnë për copen e bukes

    Përgjigju
  • Emigranti: 16/06/2018 08:41

    Keto jan fukarenjte e Shqiperise. Te gjithe per te ardhur gjynah jane, se drita nuk paguajn karburant jo, uje jo e jo shtepite i blejne me kredi te buta se nuk ju del rroga. Per mua keto jane funderrinat e Shqiperise. Fuck this kind of politicians.

    Përgjigju
  • sapa: 16/06/2018 07:51

    Edhe Erjon k**va rilindasi qe shan te tjeret e ka shkelur ligjin?bastard!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim