Ekskluzive/Vendimi i plotë i Gjykatës, të gjitha faktet që çuan Saimir Tahirin në arrest shtëpie

Vendimi me të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi arrest shtëpie për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, është një dokument me 33 faqe. Report TV sapo arriti të marrë kopjen e plotë të të dokumentit. Le ta themi menjëherë që nuk ka prova të panjohura dhe surprizuese edhe ne se Prokuroria në këto gjashtë muaj ka arritur të zbulojë më shumë detaje rreth lëvizjeve të ish-ministrit të Brendshëm në periudhën 2015-2017, domethënë kur ai ishte ministër, por edhe pas zëvendëesimit të tij para zgjiedhjeve të qershorit 2017 kur ministria i kalon në dorë të një ministri teknik të PD.

Materiali nga Italia

Për të kërkuar arrestimin e Tahirit, Prokuroria shqiptare ka përdorur një pjesë të mirë të përgjimeve të kryera nga Guardia di Finanza italiane për të arrestuar Moisi Habilajn, kushëri të ministrit dhe vëlla i Artan Habilajt, i kërkuar edhe ai aktualisht për trafik droge. Në ato përgjime Moisi Habilaj u shpjegonte bashkëfajtorëve të tij se kishte blerë dy byzylykë me diamante “për gruan e Saimirit” dhe se kishte paguar një kostum Hugo Boss, të cilin vetë ministri e paskësh zgjedhur në një dyqan të Romës. Një tregtar, me të vërtetë, ka konfirmuar se Habilaj bleu dy byzylykë prej 5.000 euro ne dhjetori te 2013 (edhe pse me një vlerë më të ulët se ajo e deklaruar nga bosi), por pa e ditur se për kë ishin marrë ato. Ndërsa tregtari i rrobave në Rome, i pyetur nga Guardia di Finanza, ka mohuar të ketë takuar ndonjëherë ministrin.      

Zbardhet dëshmia e Moisi Habilajt: S'e kam takuar kurrë kushëririn-ministër
Për herë të parë dalin në dritë edhe deklarimet, që Moisi Habilaj i ka bërë Prokurorisë së Catanias dhe kështu zbulohet se kushëriri i ministrit ka pranuar përgjegjësinë e tij për trafikun e drogës, por ka përjashtuar që ato dhurata apo pagesa në para’, për të cilat flet gjatë përgjimeve, të jenë bërë për Saimir Tahirin. Moisi Habilaj pretendon qe dhurata qe ka blere ishin për gruan e Fatoshi, një nga furnizuesit e kanabisit në Shqipëri. Sipas deshmisë së Moisi Habilaj, vetë nuk pagoj në favor të ndonjë polici shqiptar, ndërsa Fatoshi mund të kishtë bërë një gjëtë tillë. Ndërmjet fotove qq ju paraqitën për njohje, ai njohu në foton nr. 24 ministri Saimir Tahiri, por deklaroj se megitjithëse ai ishtenjë kushuriri i tij i largët, nuk e njohu personalisht.  

Por, ai që e kishte kontakt me Saimir Tahirin ishte Artan Habilaj, vëllai i trafikantit të arrestuar në Itali dhe të cilit ministri, nepermjet babai te tij,  i kishte shitur makinën e tij "Audi A8". Ndryshe nga sa ka thënë Tahiri, se ai nuk kishte pasur asnjëherë kontakt personal me Artan Habilajn, Prokuroria pretendon se të dy mund te kete pasur kontakt te paktën dy herë në Greqi në gusht të vitit 2014, ne qytetin bregdetar të Lefkadas në ishullin e Korfuzit, kur Tahiri së bashku me gruan, prindërit dhe një çift miqsh (zvministri e brendshme Elona Gjebrea dhe bashkeshorti Arjan Hoxha) kanë kaluar dy javë pushime në një shtëpi dykatëshe të marrë me qira.

Zbulohet pronari i gomones me të cilën lëvizte Tahiri
Në datën 8 gusht 2014 Tahiri ka shkuar nga Saranda në Korfuz me një gomone ''Solemar'' 12-metërshe, që doli se ishte në pronësi të sipërmarrësit të bimëve mjekësore Orges Liperi, i cili ja dha atë hua ministrit, ndërkohë që Artan Habilaj çoi atjie prinderi dhe djalin e Tahirit me makinën "Audi A8". Kur gomonia pësoi difekt, Artan Habilaj u kthye në Korfuz bashke me ish policin e Delta Force Naim Brahimaj dhe Aurel Konakciu, duke lene "Audin" per ministrin dhe në datën 16 gusht 2014 duke u kthyer në Sarande me gomonen e prishur. Tahiri pretendon qe as në këto raste nuk e ka takuar Artan Habilajn. Lidhjet mes Artan Habilajt dhe Saimir Tahirit ishin të njohura edhe më parë dhe, sidoqë problematike nga pikëpamja politike, nuk mund të mendohet se përbëjnë as tani një provë e perfhire te ish-ministrin e Brendshëm në trafiqe te paligjeshme te Habilajve.

Moisi Habilaj me gomonen e perdorur nga Tahiri
Sipas deshmisë së Naim Brahimajt, rreth nje muaj me vone (pra në shtator 2014) ai bashke me Aurel Konakciu dhe Moisi Habilaj u morren me dërgimin e gomones difektoze në Brindizi për ta riparuar. Naimi, qe kishte punuar si specialist dhe drejtues gomoneje pranë ''Delta Force'' në Vlore, duke folur me prokuroret pretendon që riparimi i gomone ''Solemar'' ishte nje kerkesë e ardhur drejtpërdrejt nga vëtë ministri Tahiri. Edhe në këtë raste megithate nuk ka prova që Tahiri ishte ne djeni qe gomone e perdorur prej tij po merrej edhe trafikanti Moisi Habilaj.

Lidhjet midis Saimiri Tahiri dhe Orest Sotës
Në urdhër-arrestin e Tahirit flitet edhe për udhëtimet e tij së bashku me Orest Sotën, në makinën e të cilit u gjetën, bashkë me dy patenta detare të Tahirit, edhe 860 mijë euro para’ të thata: Prokuroria këmbëngul të thotë se ato para’ i përkisnin ish-ministrit të Brendshëm. Tahiri dhe Sota bashkë me familjet perkatëse u takua ne Malin e Zi ne gusht 2017 dhe me nje skaf të drejtuar prape nga Saimir Tahiri u nisen për nje pushim tre javor në Itali. Me ta ishte edhe gardisti Gentian Ceka, shofer i Tahirit, dhe miq te tjerë si Alban Aliaj, Evi Robo dhe Loran Sevi.

Saimir Tahiri sipas prokurorisë, në datën 7 korrik 2017, ka dalë nga Shqipëria nëpërmjet Murriqanit me makinën e Ardit Sotës, vëllai i Orest Sotës, ndërsa me 2 gusht 2016 Saimiri dhe Oresti u nisën bashkë me Gentian Cekën për në Bari.

Policët e lidhër me trafikun provë kundër Tahirit

Në kuadër të akuzave ndaj Tahirit, ka edhe prova për bashkëpunim mes trafikantëve dhe policëve të korruptuar, disa prej të cilëve ende janë në kërkim dhe, sipas Prokurorisë, këta përbëjnë provat se pikërisht këta policë vepronin me urdhër të Tahirit për të favorizuar trafikun e kanabisit. Një nga ngjarjet e cituara nga prokuroria e njohur tashmë, ndodhi me 6 maj 2015 dhe u zbulua nga Guardia di Finanza italiane. Bëhet fjalë për mbërritjen në Porto Palermo të peshkarexhës siçiliane Fatima me të cilën disa mafiozë italianë duhet të transportonin një ngarkesë të madhe marijuane të shitur nga Moisi Habilaj. Përgjimet italiane tregojnë që të gjitha lëvizjet e peshkarexhës ndiqeshin edhe përmes qendrës së radarëve Q.N.O.D. të Durrësit, nga i cili u bënë telefonata për të orientuar më mirë rrugën trafikantëve.

Gjykata: Ekzistojnë dyshime të arsyeshme ndaj Tahirit

Prokuroria kishte kërkuar arrest me burg, por Gjykata ka vlerësuar zgjedhjen e Saimir Tahirit për të dhënë dorëheqjen nga roli i deputetit e për të hequr kështu dorë nga imuniteti. "Tashmë personi nën hetim Saimir Tahiri, shkruan gjykatësja Liliana Baku, nuk gëzon mandatin e deputetit, çka e bën evident rrezikun e largimit me qëllim fshehje drejt drejtësisë. Duke qenë i lirë, ai mund të verë në rrezik marrjen dhe vërtetësinë e provës. Në funksion të provushmërisë së këtij kushti të veçantë rezulton fakti se pas marrjes së deklarimeve në Prokurori, i hetuari Saimir Tahiri i ka takuar e pyetur ata sikurse pronarin e mjetit lundrues ndërkohë që ndaj 3 oficerëve të lartë të policisë, subjekte të hetimit, masa e sigurimit personal arrest me burg është e paekzekutuar''.

Sipas gjykatës "në vlerësim të provave të paraqitura dhe të parashtruara ekziston dyshimi i arsyeshëm për kryerjen prej Saimir Tahirit të veprave penale për të cilat po hetohet" dhe megjithatë gjykata çmon se rrezikshmëria e Saimir Tahirit nuk mund të vlerësohet e veçantë, pra në atë shkallë që do të përligjte aplikimin ndaj tij të masës ekstreme.Në këtë rast gjykata mban parasysh personalitetin e ti, faktin se deri pak ditësh ishte përfaqësues i një shumice në parlamentin shqiptar dhe që vullnetarisht hoqi dorë nga mandati i tij si deputet (akt i vlerësueshëm) për t'i dhënë më shumë mundësi hetimit në ngarkim të tij". Për këtë arsye gjykata e hodhi poshtë kërkesën e prokurorisë për arrest me burg dhe vendosi për arrest shtëpie.

Nesër, në seancën e parë në gjyq, mbrojtja e përfaqësuar nga avokati Maks Haxhia do të përpiqet të tregojë se asnjë nga provat e sjella nga Prokuroria nuk mund të flasë për atë që, me të vërtetë, ka një përgjegjësi nga ish-ministri i Brendshëm në trafikun e drogës.





Vendimi i Gjykatës që la në arrest shtëpie Saimir Tahirin

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 15/05/2018 14:27

    Keto prova jane leter higjenike per Saimirin.Gjeni prova dhe mberthejeni o ushtare te shpellar Saliut se Lulushit nje bibiron i mjafton.

    Përgjigju
  • Xhemali: 15/05/2018 12:44

    O zot ky Faiku sikur e ka Vella sajon O FAIK TAHIRI ESHTE TRAFIKANT DROGE NUK E MBRON DOT NJERI BURGU E PRET PA BURGOSJEN E TAHIRIT SHQIPERIA NUK NEGOCION DOT PER NE BE

    Përgjigju
    • Noizy: 15/05/2018 18:54

      Ne gjunje do i uleni e do i lepini goglat Sajes. Shqiperia nuk hyn ne BE me kafshet pa atdhe te PeDes, pa Saja si burre e dorezoi mandatin e sot po perballet me drejtesine pa imunitet. Thitheni mire pas lepirjes.

  • Albani: 14/05/2018 21:23

    Nuk kane te ndalur skandalet e qeveritareve te zhytur ne lux ndersa populli shqiptare eshte i zhytur ne mjerim.Eshte koha per nje qeveri teknike.

    Përgjigju
    • Erik: 15/05/2018 07:27

      Me Lul vrasesin dhe Mona hajduten ne qeveri teknike? Hahahaha na shkrive o qyqar. Jetojme ne nje shoqeri primitive qe nderet dhe qederet behen se i mbeten hatri mikut, kusheririt, xhaxhait, tezes. Nese ne 3 vjet pergjime asnje prej tyre nuk thote qe kaq para' i merr miku ne Tirane, apo tjeter e tjeter si e kane zakon shqiptaret qe hapen bxthesh dhe nxjerrin dhe zorret e barkut mes vetes, atehere keto udhetime s'vertetojne asgje. "Bosi i droges" me shtepi 80 mije Euro tek Kodra e Diellit, engjejt e politikes shqiptare Sali Berisha me shtepi 200 mije Euro dhe zyre po kaq euro ne mes te Tiranes, vile ne Gjirin e Lalzit, i biri qe s'ka punuar nje dite me vile ne Rolling Hills dhe e bija Mrs. 3%, nuk i llogariten pasurite. Vetem Nul Mokes qe qendroi as 2 vjet minister i kushton makina sa shtepia e "bossit", 80 mije Euro, per mos fol per shtepine 400 mije Euro dhe pasurite qe deklaron se ka vene 4.5 milion e gjysme Euro. Pa folur per pasurite e Like Mones.

  • Faik: 14/05/2018 19:27

    Hahahahahahahahahah !!!! Provat e reja !!! Çfarë Lesh Provash ka Prokuroria O Mjeranët e PD Drogës ?! Çdo të thotë kjo , që nëse ke një Kushuri TRAFIKANT NUK duhet ta Takosh fare ?!?!! Ka ndonjë Ligj dhe NEN për këtë ?!?! Saimir Tahiri takoi Artan HABILAJ në KORFUZ !!!!! Hahahahahahahaha! Edhe po pastaj !? Kjo është PROVA e KRIMIT !!!!?!! Hajde PROKURORI PLEPASH Hajde!! VETTINGU duhet të mbaroj Një Orë e më Parë , dhe të Zhduken këta PROKURORË sepse na FËLLIQËN Fare !Po PROVË është ta kapësh me PRESH në DORË O PROKUROR MALUKAT , që ju martë MORTJA ishalla , se juve jeni SHKELËSIT më të MËDHENJË të LIGJIT , që do përfundoni si mos më keq .

    Përgjigju
  • Dea: 14/05/2018 19:22

    " Nuk " paska prova fare! 1. Tahiri ka deklaruar publikisht se nuk i njeh dhe nuk i ka takuar kurre Habilajt. 2. Tahiri i paska besuar familjen Artan Habiljat ne makine, mendoni se mund ta bente me cdo njerii? Cfare prisni juve qe te kete foto te Tahirt suke ngarkuar hashash? Bosi nuk e kap asnjehere me dore mallin hahahaha E dorezoj mandatin se e dinte qe do shkonte serish kerkesa e prokurorise per arrest. Kete palacollek mbas 7 muajsh qe prishi sa mundi provat dhe shantazhoi direkt dhe indirekt gjykata ja qumti sjellje te mire dhe e la ne arrest shtepie ku shte i lire te komunikoje me kedo, madje dhe fizikisht si ishte rasti i Gaz Demit ne filoim fare. Tani si i mbytyri kerkon te hakmerret me te gjithe por nuk ka per tja dale dot, eshte karte e djegur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Jetë kulturore në Fier! Çelet sezoni teatror deri në fund të tetorit, në skenë 11 shfaqje

Jetë kulturore në Fier! Çelet sezoni teatror deri në fund të tetorit, në skenë 11 shfaqje