Familja Zykaj hap dyert e mortit, plotëson amanetin e kryefamiljarit: Kur të vdes më varrosni në tokat e mia

Familja Zykaj hap dyert e mortit për ti bërë nderimet e fundit 8 viktimave, mes të cilëve dy fëmijë. Heshtje, pikëllim, gra me rroba të zeza kanë vërshuar drejt banesës ku u shuan 8 anëtarë të familjes Zykaj, të ekzekutuar pa mëshirë një ditë më parë nga kushëriri i tyre 24-vjeçari Ritvan Zykaj i arrestuar mëngjesin e sotëm. Në banesën përdhese raportohet të kenë mbërritur trupat e viktimave ndërsa ceremonia mortore pritet të zhvillohet sot rreth orës 15:00.

Ata do të varrosen në tokat e tyre afër banesës, pasi ky siç mësohet është amaneti i gjyshit, kryefamiljarit Demir Zykaj 76-vjeç. Të afërmit thonë se Demiri e kishte lënë me amant që kur të vdiste të varrosej në tokat e tij.

Ndërkohë afër banesës ka shkuar një fadromë që do të hapë tetë varre në tokat e Zykajve

Fadroma që do hapë varret

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 11/08/2018 11:56

    Askush nuk ka dhe nuk duhet të ketë tokë.. Toka nuk ka pronar! Pronari i vërtetë i tokës, është R E P U B L I K A! Prandaj njeriu varroset në varrezat e gjith komunitetit, jo ku i do qejfi gjithsekujt. Ideja e të varrosurit në tokat e “mija” është ide e kohëve osmanobizantine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat