Fati tragjik i shqiptarit/ Kthehet nga Zvicra në vendlindje, gjendet i vrarë në makinë

Fati tragjik i shqiptarit/ Kthehet nga Zvicra në vendlindje, gjendet i vrarë në makinë

Në foto viktima

FERIZAJ (Kosova) - Prej vitesh jetonte në Zvicër, por kthimi në vendlindjen e tij në Kosovë ka rezultuar fatal për një shqiptar, për të cilin mediat raportojnë të jetë gjetur i vrarë me armë brenda makinës së tij.

Babai i tre fëmijëve të mitur kishte humbur kontaktet me familjarët e tij që prej së premtes, ndërsa mbrëmjen e djeshme autoritetet policore në Ferizaj të Kosovës kanë deklaruar se ai është gjetur i pajetë brenda makinës së tij “Range Rover”.

Brenda makinës, siç thotë policia është gjetur edhe një armë zjarri, por nuk dihet ende nëse ajo është arma me të cilin është qëlluar viktima.

“Për dy vite ai ka udhëtuar gjithmonë në Kosovë dhe ka qëndruar atje për disa ditë. Ai bën biznes me vetura”,- ka thënë nipi i tij, teksa bënte kallëzimin në polici.

Sipas dëshmisë së nipit, duke qenë se bënte biznes me makina, Abdyli ka pasur një sasi të konsiderueshme parash me vete.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Makina përmbys, aksidentohet ministri izraelit

FOTO/ Makina përmbys, aksidentohet ministri izraelit