'Ferrari' bën gjestin e madh për Schumacherin, pas lajmit se ish-piloti është në gjendje të ecë

'Ferrari' bën gjestin e madh për Schumacherin, pas lajmit se ish-piloti është në gjendje të ecë

Michael Schumacher

Një ditë më parë, u raportua se kampioni i Formula 1, gjermani Michael Schumacher është ngritur nga shtrati ku lëngonte prej të paktën 4 vitesh pas një aksidenti me ski në alpet franceze në dhjetor 2014. Vetë babai i tij, Rolf Schumacher u shpreh se Michael mund të jetë në gjendje të ecë sërish (Lexo këtu) duke entuziazmuar mbarë botën por edhe miliona fansa në të gjithë planetin.

Ndërkohë sot, është bërë e ditur se në Muzeun “Ferrari” është krijuar një hapësirë për hapjen e një ekspozite në nder të 7 herë kampionit të botës. Kjo lëvizje vjen pasi në 3 janar të vitit 2019, legjenda e Formulës 1 do të festojë 50-vjetorin e tij, edhe pse në kushte jo të zakonshme.

Kjo është mënyra më e mirë, e gjetur nga “Kokëkuqja” italiane, për të shprehur të gjithë mirënjohjen në drejtim të Schumacherit, që tashmë e ka gdhendur fort emrin e tij në historinë e kësaj skuderie të Formulës 1. Në 11 sezone me Ferrarin, periudha 1996-2006, piloti gjerman fitoi 5 tituj për pilotë radhazi, në periudhën 2000-2004, ndërkohë që ndihmoi edhe skuadrën italiane të fitojë 6 tituj për konstruktorë.

Ferrari ka çelur ekspozitë për Schumacher

Në Muzeun “Ferrari”, që do të quhet “Michael 50” dhe që hapet në bashkëpunim me fondacionin “Keep Fighting”, do të ekzpozohen të gjitha momentet e paharruara që 7 herë kampioni i botës ua dhuroi tifozëve të kësaj skuadre.

Por jo vetëm kaq. Në këtë ekspozitë do të tregohet edhe kontributi i madh i dhënë nga Michael Schumacher për zhvillimin e makinave GT, gjatë kohës së qëndrimit të tij në Maranello, si pilot dhe si konsulent.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Heqja e dinarit dhe marrëveshja e Ohrit, Kosova dhe Serbia sot në Bruksel për negociatat

Heqja e dinarit dhe marrëveshja e Ohrit, Kosova dhe Serbia sot në Bruksel për negociatat