Kthimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit/ Komunistët: Rilindasit dhe ballistët janë njëlloj, poshtë Rama

Në 74-vjetorin e ditës së Çlirimit të Shqipërisë, komunistët dhe ithtarët e diktatorit janë shfaqur me pankarta dhe thirrje pro Enver Hoxhës në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Të mbledhur bashkë, ata kanë bërë homazhe me fotot e Enverit në duar dhe me simbolet e komunizmit. Gjatë fjalës së tij kreu i Partisë Komuniste, Qemal Çiçollari ka reaguar ashpër kundër vendimit të qeverisë për rivarrosjen e eshtrave të Mid’hat Frashërit. Ai e ka cilësuar qeverinë e Ramës si neoballiste, pasi sipas tij Mid’hat Frashëri është tradhtar i vendit, ndërsa socialistët e rehabilituan.

“Populli shqiptar nën udhëheqjen e Enver Hoxhës përballoi me heroizëm 15 divizione fashiste dhe naziste duke u shkaktuar 70 mijë të vrarë dhe dëme të pallogaritshme. Në këtë luftë dhëmbë për dhëmbë me fashistët dhe ballistët dhanë jetën dëshmorët e atdheut.

Populli shqiptar bëri luftë heroike për çlirimin e vendit me në krye gjeniun Enver Hoxha. Kjo luftë fitimtare e shpëtoi Shqipërinë. Në 14 nëntor 2018 populli shqiptar pa edhe dëgjoi ceremoninë për kthimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit. Ky akt është shprehja e qartë e rehabilitimit të kolaboracionistit. Qeveria rilindase socialiste e Ramës është neoballiste dhe neokolaboracioniste. Poshtë qeveria neoballiste e Edi Ramës. Balli Kombëtar përfaqësonte interesat e borgjezisë. Balli Kombëtar zgjodhi bashkëpunimin me nazistët.

Dokumentet e nazi-fashitëve vërtetojnë kolaboracionizmin e Ballistëve dhe Zogistëve. Populli i ka paguar shtrenjtë krimet e mëdha të Ballit Kombëtar. Balli Kombëtar vrau 48 mijë dëshmorët e atdheut. Dëgjoi dhe shkrumboi Shqipërinë. Fajtori kryesor për këto krime është kryetari i Ballit Kombëtar Mid’hat Frashëri. Ishte dhe mbeti deri në fund tradhtari i vendit. I bëjmë thirrje popullit të ngrihet kundër qeverisë së Ramës dhe të distancohen nga socialistët” deklaroi kryetari i partisë Komuniste. Në datë 14 nëntor mbërritën në Shqipëri nga SHBA eshtrat e shkrimtarit dhe politikanit, Mid'hat Frashëri duke ngjallur debat për rolin e tij si themelues i organizatës së Ballit Kombëtar (lexo këtu). 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 01/12/2018 13:09

    Ngadale ore,as ju nuk jeni me te mire se Balli Kombtare. I keni duart e lyera me gjake Shqiptaresh. Jam krenare qe jam Shqiptare nga deget e Shqiperise,asnjehere nuk mohoj identitetin tim Kombtare,me vjen keq mbi tragjedine e Kombit tim ne luften e Dyte Boterore por nje gje mos harroni Ju Komunistat: U bashkuat me faren serve Sllave kunder gjakut tuaj. Mos harroni Masakren e Tivarit eshte bere me ndihmen tuaj. Ne Shqiptaret e Kosoves BALLISTE ishim pjese e Divisionit SS SKENDERBEG gjerman pasi i dinim tradhtite Komuniste cetnike qe u bene nga shkijet per te sensibilizuar Shqiptaret kunder ceshtjes se tyre me direktivat Ruse. Me duhette theme dhe kete: Ne luften e Dyte Boterore nuk kishte sjperngulje te Shqiptareve te Kosoves per ne tirqi pasi gjermanet i pane qellimet e errreta serve e turke? Shaban Polluzha e Mehmet Gradica ishin Shqiptaret e vertete me 15000 ushtare Shqiptare mbronin cdo gje Shqiptare nga sulmet e cetnikeve shkije. Ju lutem mos i ngaterroni gjerat por flisni realitetin. Kosova u martizua per te mbetur nje grushte Shqiperi pasi armiqte tane ishin te shumte dhe deshiron shfarosjen e SHQIPTAREVE. RROFTE SHQIPERIA,RROFTE BALLI KOMBTARE

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 29/11/2018 17:20

    e vertete,por nuk pame asnje distancim nga ps ose edhe nga nje grup apo personalitet i saj. prandaj njerezit kane te drejte te reagojne.

    Përgjigju
  • Maks: 29/11/2018 13:30

    Her tjetet mos i jepni voten tuaj dhe te familjareve tuaj o shok komunista

    Përgjigju
  • Populli: 29/11/2018 12:36

    Nuk e beri rilindja por Edi Rama!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vjedhje në Partinë e Lirisë? Meta denoncon në prokurori zhdukjen e DVR-së, natën u zëvendësua me të re! Misteri dhe pikëpyetjet që fshihen pas

Vjedhje në Partinë e Lirisë? Meta denoncon në prokurori zhdukjen e DVR-së, natën u zëvendësua me të re! Misteri dhe pikëpyetjet që fshihen pas