Nga burgu i Parisit, në veri të Shqipërisë, letra që Avni Rustemi i shkroi Mid’hat Frashërit 2 vite para vdekjes: E lashë atdheun të qetësuar!

Nga burgu i Parisit, në veri të Shqipërisë, letra që Avni Rustemi i shkroi Mid’hat Frashërit 2 vite para vdekjes: E lashë atdheun të qetësuar!

Ne foton e kopertines me vepra te zgjehdura Mid'hat Frasheri, dhe Avni Rustemi

Në vëllimin e shtatë të veprave të zgjedhura të Mid’hat Frashërit, të prezantuar sot në Muzeun Historik Kombëtar, jepen letërkëmbimet e shkrimtarit, albanologut e diplomatit gjatë viteve 1921-1924. Vepra e botuar nga Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” ka në brendi, një sërë letrash zyrtare, historike, intime etj. Mes tyre veçojmë letrën që i nis Avni Rustemi në janar të vitit 1922 nga Roma, pas udhëtimit në Shqipëri.

“I ndershmi Mid’hat bej,

E shoh faj duke mos ju shkruar, të paktën dhe një herë, që kur se kam ikur nga Parisi, në këto kohë prej një mot-moti që shkova në Shqipëri. Gjithmonë e kam ndjerë nevojën për t’ju shkruar, po pakujdesia që kemi në natyrë ne shqiptarët, të liruarit nga burgu i Parisit, kanë bërë që të mos kem mbushur gjer sot këtë nevojë.

E përfytyroni shumë mirë se ç’i gjen një kafshës s’egër kur lirohet nga hekurat për të shkuar në male vetëm.: Kur ika nga Parisi për në atdhe, më dukej sikur gjithë natyra ish e gëzuar si dhe vetë! Po në më kanë qëndruar këmbët në këtë mot plot që shkova në Shqipëri! Më së fundi vajta dhe në Mirëditë, ku m’u bënë dy muaj; por atje hoqa më keq se në burg. Tani që jam këtu në Romë, në prehje dhe në qetësi, e kam për gëzim dhe për nder t’ju shkruaj.

Kam 17 ditë që e kam lënë Shqipërinë të qetësuar, si hoqi frikën e komplotit. Dhe njerëzit që kanë ardhur andej këto ditë, dëftojnë mirë. Dhe dëftesën po jua kthej të nënshkruar. Banca di Sconto ka bërë si gjysmë fallimento, po unë çekun e theva me kohë në Vlorë; mbase kam marrë në qafë padashur atë që m’a theu!

Ju kam një lutje të vogël: kur më zunë dhe më shtinë në burg, më zunë ca rroba, letra, libra dhe 2800 ose 2900 fr. Të Francës. Këto janë në prokurë të Cour d’Assises, më duket. Kur isha në Paris i liruar, vajta i kërkova, por më thanë të pritja nja 15 ditë që të mund t’i merrja. Unë s’prita dhe para se t’iki, i thashë student Fundo që plaçkat t’i merrte ai për mua dhe t’ia jepte av. Chairy-ut, duke kujtuar se ky nuk do të paguhej nga zotëria juaj. Po ky mori 1000 dollarë dhe Fundoja ngjan të mos ketë bërë gjë. Ju lutem fort të më nxirrni plaçkat andej, ashtu edhe paratë (në qoftë se nuk ia dhënë Chairy-ut) dhe të m’i dërgoni  këtu në Romë. Plaçkat, e vërteta është s’kanë ndonjë vleftë, po më duhen për kujtim.

Ju lutem të pranoni të falat e mija më të shquara.

Nuk e di nëse zoti Blinishti do të jetë aty apo jo. Në qoftë, të fala shumë.

Avni Rustemi”, shkruhet në letër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës