Një grup prej 5 personash që bënin pastrimin e parave është zbuluar në Fier. Në pranga ka rënë Xhevair Troka, pronari i një pike exchange. Në kërkim janë shpallur edhe vëllezërit Shpëtim dhe Vladimir Çilotaj, ndërsa në masën “Detyrim Paraqitje” nga Gjykata janë lënë Agur Çilotaj dhe Jonida Çilotaj.
I arrestuari, Xhevair Troka
Ndërkohë Gjykata e Fierit ka vendosur sekuestro preventive të pasurive të Shpëtim Çilotaj, Vladimir Çilotaj dhe Agur Çilotaj. Pjesë e pasurive që janë sekuestruar është edhe kompania “Cilotaj LTD” në Fier, e cila është në pronësi të Shpëtim dhe Vladimir Çilotaj.
Xhevair Troka kishte një pikë exchange në Fier dhe përdorte biznesin e tij për të pastruar para bashkë me 4 personat të tjerë. Burime nga Prokuroria e Fierit bëjnë me dije se nëpërmjet kryerjes së transaksioneve bëhej e mundur pastrimi i parave të pista, burimi i të cilave dyshohet se ka ardhur nga aktiviteti kriminal.
Xhevahir Troka ka pasur rolin e personit që kryente këto transaksione në bashkëpunim edhe me Vladimir Çilotaj, Shpëtim Çilotaj si dhe Agur Çilotaj dhe Jonida Çilotaj. Report Tv ka siguruar edhe pamjet nga pika e exchange që dyshohet se është përdorur për pastrimin e parave dhe kryerjen e transaksioneve.
Prokuroria e Fierit i ka mbajtur në përgjim këtë grup prej rreth dy vitesh ku ata kanë kryer transaksione të shumta përgjatë kësaj periudhe kohore. Dyshohet se vëllezërit Shpëtim dhe Vladimir Çilotaj i kanë shpëtuar arrestimit, pasi mund të jenë informuar, prandaj pritet të nisin hetimet edhe për dekonspirim të operacionit.
Prokuroria e Fierit thotë se po vijon hetimet për të zbuluar edhe personat e tjerë që ishin të përfshirë në rrjetin e pastrimit të parave. Akuza që është ngritur ndaj Xhevahir Trokës dhe 4 personave të tjerë është ajo e “pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.
Xhevair Troka 52 vjeç- I arrestuar
Shpëtim Çilotaj 44 vjeç-Në kërkim
Vladimir Çilotaj 50-vjeç- Në kërkim
Agur Çilotaj 75 vjeç- Detyrim paraqitje Jonida Çilotaj 26-vjeç- Detyrim paraqitje
Mbeten duke ju dekonspiruar aksionet, turp te kene. Hajde prit siguri nga keta.
Përgjigju