Fier, pastrim parash në ‘Exchange’, sekuestro pasurisë së Çilotajve, një në pranga, 2 në kërkim/ Emrat+Foto

Një grup prej 5 personash që bënin pastrimin e parave është zbuluar në Fier. Në pranga ka rënë Xhevair Troka, pronari i një pike exchange. Në kërkim janë shpallur edhe vëllezërit Shpëtim dhe Vladimir Çilotaj, ndërsa në masën “Detyrim Paraqitje” nga Gjykata janë lënë Agur Çilotaj dhe Jonida Çilotaj.


I arrestuari, Xhevair Troka

Ndërkohë Gjykata e Fierit ka vendosur sekuestro preventive të pasurive të Shpëtim Çilotaj, Vladimir Çilotaj dhe Agur Çilotaj. Pjesë e pasurive që janë sekuestruar është edhe kompania “Cilotaj LTD” në Fier, e cila është në pronësi të Shpëtim dhe Vladimir Çilotaj.

Xhevair Troka kishte një pikë exchange në Fier dhe përdorte biznesin e tij për të pastruar para bashkë me 4 personat të tjerë. Burime nga Prokuroria e Fierit bëjnë me dije se nëpërmjet kryerjes së transaksioneve bëhej e mundur pastrimi i parave të pista, burimi i të cilave dyshohet se ka ardhur nga aktiviteti kriminal.

Xhevahir Troka ka pasur rolin e personit që kryente këto transaksione në bashkëpunim edhe me Vladimir Çilotaj, Shpëtim Çilotaj si dhe Agur Çilotaj dhe Jonida Çilotaj.  Report Tv ka siguruar edhe pamjet nga pika e exchange që dyshohet se është përdorur për pastrimin e parave dhe kryerjen e transaksioneve.

Prokuroria e Fierit i ka mbajtur në përgjim këtë grup prej rreth dy vitesh ku ata kanë kryer transaksione të shumta përgjatë kësaj periudhe kohore.  Dyshohet se vëllezërit Shpëtim dhe Vladimir Çilotaj i kanë shpëtuar arrestimit, pasi mund të jenë informuar, prandaj pritet të nisin hetimet edhe për dekonspirim të operacionit.

Prokuroria e Fierit thotë se po vijon hetimet për të zbuluar edhe personat e tjerë që ishin të përfshirë në rrjetin e pastrimit të parave. Akuza që është ngritur ndaj Xhevahir Trokës dhe 4 personave të tjerë është ajo e “pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Xhevair Troka 52 vjeç- I arrestuar
Shpëtim Çilotaj 44 vjeç-Në kërkim
Vladimir Çilotaj 50-vjeç- Në kërkim
Agur Çilotaj 75 vjeç- Detyrim paraqitje
Jonida Çilotaj 26-vjeç- Detyrim paraqitje

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 02/06/2018 23:52

    Mbeten duke ju dekonspiruar aksionet, turp te kene. Hajde prit siguri nga keta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja