Inspektorët e Task-Forcë nga drejtoria e përgjithshme e tatimeve si dhe hetimi tatimor, kanë zbarkuar në Fier, ku në fokus te kontrolleve të befasishme kanë qenë pikat e karburantit në Fier, Patos, Roskovec dhe Ballsh.

Kontrollet në pikat e karburanteve nga njësia task- forcë e drejtorisë së përgjithshme të tatimeve dhe hetimi tatimor, janë zhvilluar në 23 pikat e karburanteve në rrethet Fier e Mallakastër .

Burime informacioni bëjnë të ditur se kontrollet e hetimit tatimor dhe antikorrupsionit, kanë evidentuar parregullsi te dokumentacionit tatimor dhe në kasat fiskale, në 4 pika karburanti për të cilët,  janë lëshuar procesverbalet dhe penalizimi me gjoba për shkeljet e konstatuara

Janë kontrolluar imtësisht te gjitha pistoletat e karburanteve nëse kanë qenë të lidhura me aparaturat e qarkullimit dhe monitorimit të xhiros, si dhe kasa fiskale. Po ashtu është kontrolluar dhe administruar i gjithë dokumentacioni tatimor. Kontrollet do të vazhdojnë në gjithë jugun.