Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Libofshë të Fierit. 62 - vjeçari Xhoxhi Prifti, ka humbur jetën teksa po punonte tokën e tij bujqësore me traktor.
Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se gjatë procesit të punës mjeti bujqësor është përmbysur duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Policia është njoftuar menjëherë dhe ka mbërritur në vendngjarje, ku po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.
"Fier/Informacion paraprak
Në datë 14.12.2025, në fshatin Libofshë, shtetasi Xh. P., 62 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, dyshohet se mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin Xh. P., i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit", njofton policia.
Komente












