POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Flet italiani që brodhi botën: Shqiptarët janë dembelë, gjithë ditën në kafene e thonë 'ska punë'

Francesco Pettiti, i riu italian pjesë e dokumentarëve Rare Earth

Francesco Pettiti, një 22-vjeçar nga Milano ka udhëtuar deri më tani nga njëri cep i globit në tjetrin. ai punon për kompaninë e astronautit të famshëm kanadez, Chris Hadfield.

Ai punon sot me djalin e Hadfield, në Rare Earth, duke prodhuar një seri dokumentarësh, një prej tyre edhe për Shqipërinë.

I diplomuar në një nga shkollat më të famshme të filmit, “Toronto Film School”, ai ka folur për “Tirana Today”, ku ka treguar përshtypjet e tij për të rinjtë shqiptarë.

Edhe në Itali të rinjtë shprehen njësoj dhe thonë se nuk gjejnë dot punë pasi nuk ka. Por, unë mendoj se ata, si edhe shqiptarët janë dembelë dhe nuk kanë ambicie. Jam i bindur që në Shqipëri, si edhe në vende të tjera, është e vështirë të gjesh një punë. Mirëpo, nëse punon fort dhe i përkushtohesh, me siguri që do të gjesh diçka për të bërë. Mbi të gjitha, nëse njerëzit do të kishin më shumë ambicie ata mund të krijonin punën vetë, ose të kthenin pasionin në profesion

Francesco Pettiti, i riu italian pjesë e dokumentarëve Rare Earth

f.g./b.ha.
Komento

Komente

  • Pali: 21/08/2018 05:45

    I ke rene pikes, harrove dhe qe pune ka plote po ska profesioniste ! Qeveria ka hapur 300.000 vende pune, prap spunojne, ka vende te lira pune ne industri, turizem, bujqesi, . Ca doni me shume o njerez ?

    Përgjigju
  • Zyberi: 21/08/2018 00:51

    I ke Ron pikes MAFJA ITALIANE MESOJE SHQIPETARET QE TE GJITHA MUABETET TE BEHEN NE KAFENE

    Përgjigju
  • Genti: 21/08/2018 00:14

    Bla bla.ik gjej nje pune t vertete shoku.

    Përgjigju
  • Kafsha: 20/08/2018 20:52

    Ik ore bajgë të na vish anës se deri tani ti na ke ushqyer

    Përgjigju
  • berp: 20/08/2018 20:45

    problemi esht se ne themi ska pun me genjy veten e me u justifiku, e intrigojm gjith diten kafeneve ku te hajm naj lug çorbe te prishur dhe tja hedhim njeher e mir jetes

    Përgjigju