“Fluturo lart si një shqiponjë e lirë”, solidarizim në Itali për vrasjen e Viktorian Picakut

“Fluturo lart si një shqiponjë e lirë”, solidarizim në Itali për vrasjen e Viktorian Picakut

Solidarizimi për vrasjen e të riut shqiptar, Viktorian Picaku

Itali-Mbrëmjen e djeshme shumë qytetarë italianë dhe shqiptarë u mblodhën në Sheshin “Abbey Largo” ku u vra 24-vjeçari shqiptar Viktorian Picaku.

"Një djalë i qeshur, me diell, i cili e donte jetën, erdhi këtu për një të ardhme më të mirë. Ai kishte një zemër të madhe dhe mori mbrojtjen e më të dobëtve ", kështu e kujtuan miqtë e tij dhe ata që e njihnin me lot në sy.

Komuniteti ku Picaku jetonte u bashkua me dhimbjen e të vëllait dhe organizuan një fushatë për të mbledhur para për të bërë të mundur transportimin e trupit të tij në Shqipëri.

"Fluturoje lart si një shqiponjë e lirë",  lexohet në një nga pankartat e vendosura në sheshin ku u kujtua Picaku.

Dhe në qiell fluturonin balona të bardha dhe fenerë të vegjël, që ishin “dëgjuesit” e lutjeve për jetën e ndërprerë në mes të të riut.

"Ne nuk jemi këtu për të diskutuar. Ne besojmë në drejtësinë italiane dhe ne do të japim kontributin tonë, por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj,” thanë të pranishmit.

Pas apelit të prindërve Report Tv, Mediat italiane bëjnë të ditur se një familje e pasur italiane e Koratos ka garantuar dërgimin e trupit të pajetë nga Bari në Durrës falas. Ndërsa janë mbledhur dhe fondet për shërbimin funeral në Durrës.

Viktorian Picaku u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të të mërkurës në në Corato të Barit nga dy persona me një motor skuter. I riu gjeti vdekjen e menjëhershme pasi u qëllua me dy plumba, një në kokë dhe një tjetër në mushkëri. Mediat italiane raportuan se dy autorët janë vetëdorëzuar në Polici dhe kanë pranuar autorësinë e krimit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar

Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar