Pas Shkodrës, FNSH 'blindon' Elbasanin, kontroll makinave luksoze (FOTO)

Pas Shkodrës, FNSH 'blindon' Elbasanin, kontroll makinave luksoze (FOTO)

Kontrollet e FNSH ne Elbasan 

FNSH ka ‘blinduar’ qytetin e Elbasanit duke rritur prezencën dhe kontrollet. Gazetari i Report Tv në qytetin e Elbasanit, Besnik Ademi raporton se forca të shumta të FNSH janë përqendruar në 4 pikat hyrëse në qytet.

Fokusi i kontrollit të efektivëve të FNSH janë kryesisht makinat luksoze dhe elementët në kërkim për vepra të ndryshme penale. Kjo nuk është hera e parë që kontrolle të tilla kryen në Elbasan, pasi është një qytet që ka qenë shpesh herë në qendër të vëmendjes për përplasje mes bandave që kanë lënë edhe disa të vdekur në vitet e fundit.  

Ndërkohë kujtojmë që operacione të tilla të FNSH janë zhvilluar edhe mbrëmjen e djeshme në Elbasan, Shkodër (mbrëmë u rrethua lagja ‘Rus’ ku jeton familja Bajraj), Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Opozita ka denoncuar se në Shkodër, por edhe në qytete të tjera të vendit ka disa familje të botës së krimit që janë të lidhura me qeverinë, ndërsa ministri i Brendshëm u përgjigj dje nga foltorja e Kuvendit se në vjeshtë do të goditen bandat.

Debati nisi pas ngjarjeve në Shkodër, 6 vrasje dhe 2 të zhdukur në 2 muajt e fundit për të cilat opozita akuzoi se bandat bashkëpunojnë dhe mbrohen nga pushteti, por shumica i kujtoi Bashës se kur ishte ministër i Brendshëm në 2010 në Shkodër pati 18 të vrarë.


Kontrollet e FNSH ne Elbasan 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albi: 05/09/2018 05:51

    O xhaf kap nai kriminel Jo makina mor K

    Përgjigju
  • Dyli: 05/09/2018 03:19

    Kjo eshte per XHAFEN PO TE DOJE QEVERIA E KAP LEPURIN ME QERRE O kapter Xhafa ci keto show idjotizma kjo nuk eshte MAKINE luksoze ata punojne me ate MAKINE '

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit