Sallë me 8 hyrje dhe 460 vende për publikun.

Artistët kanë paraqitur sot variantin e tyre për Teatrin Kombëtar, si alternativë ndaj projektit të paraqitur nga qeveria për një gjë të tillë.

Grupi i arkitektëve që kanë prezantuar projektin dot janë Vladimir Bregu , Drilon Zaimi dhe Ejona Belegu.

Projekti parashikon rikonstruksionin e tetarit aktual, i cili kap vlerën e rreth 10 milionë eurove.

Pedagogu Përparim Kabo, i cili e mbëhstet kauzën e artistëve, e kundërshtoi me forcë synimin e qeverisë për ta shembur godinën ekzistuese.

Kujtesa e tyre nuk kalon nga kjo godinë,  ata nuk e kanë parë këtu Mbretin Diell, ata s’e mbajnë mend Hamletin, as kthimin e Damës Plakë. 140 përfaqësuesit e popullit shqiptar që keni marrë votën tonë, nuk e dini çdo të thotë që të shembet godina e tetatrit. 27 vjet parlament pluralist, a dini të jetë zhvilluar një seancë e vetme parlamentare për kulturën, për teatrin, për cirkun, për edukimin e fëmijëve me art. Ndaj kemi fëmijë të ngujuar, njaj kemi krime, ndaj kemi mitmarrje dhe korrupsion. Nëse shembet, nga ministrja e kulturës dhe kryeministri, parlamenti dhe shoqeëria nuk mund të heshtin, media s’mund të bëjë lojëra të dyfishta. OJF-të që marrin paratë e donatorëve, të mos fshihen vrimave, por të vijnë këtu të mbrojnë teatrin e kombit.

As teatri i kukullave të mos shembet, sepse është godina e parlamentit të parë shqiptar. Në një vend ku shembet godina e parlamentit të parë kthehet mbretëria –

tha Kabo, duke nënkuptuar faktin se parlamentarizmi u krijua pikërisht për të kufizuar pushtetin e monarkive.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:28
Ja projekti që kishte paraqitur qeveria për Teatrin e ri

                                    Projekti i propozuar nga Qeveria Shqiptare për Teatrin Kombëtar

Më 12 mars qeveria kishte prezantuar projektin e saj të ideuar nga një prej studiove më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Grop” me qendër në Danimarkë.

Sipas qeevrisë ai ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vet publikun, i cili mund të angazhojë imagjinatën.

Sipas ekzekutivit, projekti gjithashtu garanton një akses të këmbësorëve që udhëtojnë nga rr. “Sermedin Said Toptani” në rrugën paralelë me të. Nga planimetria e projektit, Teatri i ri nuk do ketë kullë, por zona përreth do pësojnë ndryshime dhe është konceptuar si një bllok ndërtimesh me apartamente dhe biznese. 

Hyrja kryesore në teatër është e mundur përmes shëtitores “Murat Toptani”, ndërsa hapësira e sheshit publik në nivelin përdhes, siguron hyrje të mbuluar në teatër, së bashku me hapësirën publike për mbledhje, ose argëtim. Godina është organizuar me dy pjesë, ku njëra i është dedikuar tërësisht administratës dhe aktorëve dhe pjesa tjetër publikut.

Fotot e projektit të prezantuar nga qeveria

Ora 18:46
Alternativa e artistëve, ja projekti 10 mln € i Teatrit Kombëtar