Kërkon të marrë vajzën nga kampi, muxhahedinët godasin iranianin

Ndodhet në Shqipëri për të marrë vajzën nga kampi i Manzës me pretendimin se mbahet padrejtësisht aty, Mostafa Mohammadi, shtetas iranian me pasaportë kanadeze, dhunohet nga muxhahedinët te Medresea. Ai pretendon se është goditur sëbashku me bashkëshorten e tij nga përfaqësues të MEK.  

Ky çift ka disa ditë që ndodhet në Shqipëri pasi kërkon të marrë vajzën e tyre, Somayeh Mohammadi, që sipas çiftit ndodhet pikërisht në këtë kamp. Ata nuk janë lejuar të kontaktojnë me të bijën dhe për këtë arsye ka ndodhur konflikti, ndërsa pretendojnë se janë goditur nga muxhahedinët gjatë faljes te Medresea në Tiranë.

Çifti kanadez ndodhet në QSUT nën kujdesin e mjekëve pas konfliktit fizik me përfaqësuesit e muxhahedinëve. Pas ngjarjes, policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit numër katër në kryeqytet disa pjesëtarë të muxhahedinëve.



(Iraniani nën kujdesin e mjekëve te QSUT)

Burri iranian pretendon se është dhunuar fizikisht, por pas ekzaminimieve mjekësore në QSUT, nuk është konstatuar ndonjë frakturë, apo pasojë nga goditja. Shqiptarja.com publikoi pak ditë më parë letrë që babai i vajzës, iraniani Mostafa Mohammadi i ka dërguar ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, me pretendimin se MEK i mban peng vajzën 38-vjeçare. Ndërsa më herët, po përmes një letre, vajza e tij, Somayeh Mohammad shkruante se babai i saj Mostafa është agjent i ministrisë së Brendshme iraniane, dhe se ndodhet në Tiranë për komplot kundër saj. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 27/07/2018 16:44

    ...edhe konflikte të këtij lloji kishim mangut.. Ah Shqipëri e mjerë si të katandisën..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen