Katër ditë më parë, deputetja e PD-së Jozefina Topalli, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, shkroi se shqiptarët po jetojnë me frikën e bukës së gojës. “Në krahasim me vendet e Bashkimit Europian, familja shqiptare jeton në një pabarazi të thellë që ndihet çdo ditë në jetën reale, jo në statistika. Në shumicën e vendeve të BE-së, paga dhe pensioni janë të lidhura me koston e jetesës. Kur rriten çmimet, ndërhyhet me indeksim pagash, ndihmë direkte për familjet, subvencione për energjinë dhe ushqimet bazë. Familja europiane mund të ketë vështirësi, por rrallëherë jeton me frikën e dritave, ilaçeve apo bukës së nesërme“, thotë Topalli.
‘Të qarët’ e zonjës Topalli për varfërinë dhe hallet e shqiptarëve vjen disa muaj pas dasmës luksoze të djalit të saj në Vila Miani, një kështjellë nga ku shihet gjithë Roma, ku vetëm ceremonia ka kushtuar mbi 500 mijë euro.

Edhe pse dukej sikur dasma ishte private, fakti që ishin ftuar personazhe të show bizz tregon se organizatorët e dasmës kanë qenë të interesuar për bërjen e saj publike, duke ekspozuar kështu edhe luksin e Familjes Topalli.

Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, e cila mbuloi Diasporën në zgjedhjet e 11 majit, posedon një pasuri me vlerë miliona euro. Në deklaratën e plotë të pasurisë, plotësuar dhe dorëzuar në ILDKPKI pas marrjes së madatit si deputete, zonja Topalli deklaron të paktën 34 pasuri të paluajtshme në emrin e saj, bashkëshortit, djalit dhe vajzës.
Bëhet fjalë për disa vila me vlerë miliona euro, apartamente, njësi ndërtimore, troje, ara dhe kullota. Si burim të ardhurash për të justifikuar pasurinë përrallore deklarohen të ardhurat nga paga, kredi bankare, të ardhura nga qiratë dhe akte trashëgimnie. Megjithatë, familja Topalli nuk posedon biznese dhe duket gati e pamundur që një pasuri e tillë të justifikohet me të ardhura kryesisht nga rrogat.
Pasuria e Jozefina Topallit
Ndërtesë + truall, 1740 m2, 85 mijë euro
Truall + ndërtesë, 347 m2, 43 mijë euro
Apartament, 89 m2
Truall, 272 m2
Truall, 281 m2
Truall 69 m2
Kullotë, 9013 m2
Bashkëshorti Ndoc Topalli
Njësi ndërtimore, 400 m2, 72 mijë euro
Truall + ndërtesë, 8834 m2, 24 mijë euro.
Truall + ndërtesë, 113 m2, 65 mijë euro
Truall + ndërtesë, 210 m2
Truall + ndërtesë, 80 m2, 10 mijë euro
Apartament 161 m2
Apartament 92 m2
Apartament 50 m2, 30 mijë euro
Apartament 82 m2, 10 mijë euro
Njësi ndërtimore, 44 m2.
Tokë arë, 2600 m2
Truall, 2500 m2
Truall, 400 m2
Truall, 261 m2
Të ardhura nga qiratë në 2025, 46 mijë euro.
Genar Topalli (i biri)
Truall + ndërtesë, 204 m2, 800 mijë USD
Truall 625 m2, 110 mijë USD
Truall 104 m2, dhurim.
Truall + ndërtesë, 384 m2, dhurim
Arë 1375.00, dhurim
Arë 150 m2, dhurim
Apartament 77 m2, dhurim
Apartament 58 m2, dhurim
Vajza Margerita Topalli
Truall + ndërtesë, 484.00 m2, 114 mijë euro
Truall + ndërtesë, 384 m2, dhurim
Truall, 68 m2
Arë 625 m2, dhurim
Arë, 750.00 m2
Arë 150 m2, dhurim
//Prapaskena//
Komente










