FSHF: Policia jashtë stadiumeve, klubet ta zgjidhin me private

FSHF: Policia jashtë stadiumeve, klubet ta zgjidhin me private

Federata Shqiptare e Futbollit

Nuk do të ketë më polici brenda rrethimit të stadiumeve. Konfirmimi përfundimtar ka ardhur dje nga drejtuesit e FSHF-së në një mbledhje të zhvilluar me drejtuesit e klubeve. Shefi i marrëdhënieve juridike në FSHF, Aldi Topçiu, konfirmoi gjithçka.

Problemi i sigurisë në stadium ishte çdo vit, kemi qenë në kontakt për të organizuar ndeshje më të sigurta, pa probleme, jo gjithmonë ka qenë e arritur në 100%. Në muajin që lëmë pas kishim disa korrespondenca me policinë, nga e cila kanë rezultuar disa impiante sportive, jo të gjitha të Superiores por edhe të ulëta. Sivjet fatmirësisht kemi rikthimin e një përplasje të madhe sportive e kulturore si derbi. Problemet e sigurisë së të kaluarës shpresojmë të mos i kemi edhe sivjet, ka tërheqje vëmendje të policisë nga problemet. Ligji ka ndryshuar, policinë nuk do ta kemi më në stadium, pozitiv se nuk do të kemi polici në stadium si gjithë Europa, ana negative është se kërkon dyfishin e mundit tuaj për ndeshjet.

Aldi Topçiu

Shefi i Sektorit të Garave, Lysjen Nurishmi, shpjegoi se testi i parë i vërtetë do të jetë supersfida mes Skënderbeut dhe Partizanit në Korçë.

Policia do të qëndrojë jashtë rrethimit të stadiumeve dhe pjesa brenda do ta kenë kompanitë e stjuardëve të licencuara nga Ministria. Klubet të hyjnë në kontakt një javë para ndeshjeve, që policia të jetë e pranishme edhe jashtë. Duke parë këtë problem, klubet të hyjnë në kontakt sa më parë. Skënderbeu me Partizanin ka pasur probleme me tifozeritë, do të jetë një test i madh në lidhje me organizmin.

Lysjen Nurishmi

Kukësi luan në Elbasan, Kastrioti në Fushë-Krujë

Mbledhja e djeshme ndërmjet FSHF-së dhe klubeve ka dhënë frytet e para, pasi u diskutuan tema shumë të nxehta dhe të forta në lidhje me mbarëvajtjen e sezonit të ri. Një ndër pikat që u diskutua është ajo se ku do të luajë Kukësi për sezonin e ri. Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka licencuar stadiumin “Zeqir Ymeri” dhe Kukësi do të luajë në “Elbasan Arena”.

Një vendim i mirëmenduar nga nënkampionët, pasi stadiumi i Elbasanit është afër kryeqytetit dhe kampi blu e njeh mjaft mirë këtë impiant. Kukësi duhet të investojë në stadiumin e ri për t’u kthyer në qytetin e tij. Ndërkohë, stadiumi i Ilirës së Fushë Krujës, “Redi Maloku” është zyrtarisht i licencuar për sezonin e ri. Ky ambient do të jetë hapësira më e re për klubet e Superiores për të zhvilluar takimet e tyre. Kastrioti do t’i luajë aty takimet e tij deri në momentin që të jetë gati stadiumi i Krujës. “Redi Maloku” i plotëson të gjitha standartet dhe FSHF-ja ka dhënë miratimin e saj. Një risi e bukur, pasi futbolli elitar do të kalojë dhe në Fushë-Krujë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e Metës për tradhti, Endrit Braimllari i bashkohet protestës te Bashkia e Tiranës

Akuzat e Metës për tradhti, Endrit Braimllari i bashkohet protestës te Bashkia e Tiranës