Gazetari Ferdinand Dervishi: Ja ku e njohu Berisha, Izet Haxhinë (Dhe një histori në OKB)

Gazetari Ferdinand Dervishi ishte i ftuar në studion e Report Tv në pritje të ekstradimit të Izet Haxhisë nga Turqia. Ai rrëfeu njohjen e Haxhisë me Berishën, ndërsa u shpreh se ish-bodigardi do të rigjykohet, por ka pak shanse që të ndodhë ndonjë gjë e madhe, pasi akuzat e tij janë shumë vështirë që të vërtetohen.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut i jep të drejtë Izet Haxhisë për rigjykim, pasi është dënuar në mungesë. Izet Haxhia ka qenë student i mjekësisë, aty është njohur me Berishën, pasi e ka pasur pedagog. Ndodh që PD fiton pushtetin dhe ai ishte pas Berishës, si shoqëruesi i përzgjedhur i tij, nuk është vendosur shumë bukur në këtë rol, ka pasur doza të dhunës, rasti si e merr Azem Hajdarin zvarrë në 1996 dhe e fut me zor në një makinë. Ndërsa në një moment në SHBA në një sesion të OKB, aty ka goditur një funksionar të lartë të shtetit të asaj kohe, se i tha Haxhisë, 'ma mbaj pak çantën'.

Më pas vijmë te vrasja e Azem Hajdarit, dhe njeriu shfaqet në krah të tyre, ndërsa dy ditë më pas ishte në krye të militantëve të PD duke goditur kryeministrinë, kjo është pyetja më e madhe pa përgjigje, nëse ishte i komanduar apo bëri me kokën e tij. Ky është njeriu kyç i vrasjes së Hajdarit, problem janë që të vërtetohen, ndërsa duhet të bëhet i penduar. Besoj që do të rigjykohet, por nuk do të ndodhë asgjë e madhe.

Ai nuk ia varte një ministri, i binte me shkelm. Jaho ka thënë në sallë 'PO' unë e vrava Hajdarin. Dy ditë pas grushtit të shtetit Berisha nuk iu përgjigj më atij, dhe që në këtë moment ka pasur një çarje mes tyre.Për mua, Berisha është zhgënjyer me Haxhinë pas 14 shtatorit, i doli nga kontrolli.

Enigmë mbetet telefona që e nxori Azemin në pritë. Kush e nxori, si e nxori, pasi e implikon tjetrin, ai njeri do të ishte i arrestuar. Kjo është pjesa e panjohur. Mund ta kenë nxjerrë edhe pa dijeni. Ai doli i vetëm dhe bodigardët iu afruan. Dëshminë më pikante nuk mund ta them, por një histori e bukur është si është justifikuar vrasësi.  'E mora Jahon, se nuk mund ti flisja Fatmirit se ishte më i madh, dhe Jaho thotë se na doli situata nga duart dhe i nxjerr gishtin e thyer. Kështu ma treguan. Aty nuk ka pasur ndonjë përleshje të madhe, por ishte një ekzekutim i pastër

Ferdinand Dervishi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi të luante, klubi i Bundesligës me dënim shembullor për ish-mesfushorin e Liverpool

Refuzoi të luante, klubi i Bundesligës me dënim shembullor për ish-mesfushorin e Liverpool