TIRANË- Takimin e kryeministrit Edi Rama me rreth 6 mijë punonjës të Bashkisë së Tiranës, gazetari Ferdinand Dervishi e sheh si një nisje të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. I ftuar në Report Tv, Dervishi tha se Rama u hoq sikur nuk e dinte faktin që mbështetësit e Veliajt do mblidheshin para GJKKO.

“Për mua ka nisur fushatën elektorale, për të justifikuar ca gjëra për t’iu thënë mos shkoni më të SPAK. Ai bëri sikur nuk e dinte. Ata nuk shkuan për 5 minuat që ti shpëtonte atij nga kontrolli, por shkuan një pasdite të tërë.

Juristi Romeo Kara thotë se politika ka frikë nga SPAK që kur ky institucion u bë serioz.

“Nuk ishte brenda orarit zyrtar, pas orës 5 ka folur si kryetar i PS dhe jo si kryeministër. Gjëja më e rëndësishme është që kemi një lloj mea culpa. Ka qenë histori deri në marrëzi kundra SPAK. Pjesa më e madhe e politikës ka frikë nga momenti që kur ky institucion u bë serioz”, tha Kara.