Gota vere dhe gjak/ Artan Hoxha zbërthen vrasjen në ish-Bllok: Vrasësi, një komando

Tiranë- Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha në një lidhje telefonike me Report Tv zbardhi detaje të reja nga atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme në ish-Bllok. Sipas tij, ka pasur reagim të shpejtë si nga policia dhe nga prokuroria dhe janë identifikuar autorët, persona të shpallur në kërkim.

Hoxha thotë se personi që qëlloi mbi grupin e Ervis Martinajt është një komando i cili një ditë më parë ishte në detyrë, ndërsa sot në kërkim. Burime të Report TV bëjnë me dije se komondoja është identifikuar si Marvjol Bilo 41-vjeç.

“Ajo që dihet deri më tani është fakti se në vendin e ngjarjes ka qëlluar një person. Personi që ka hapur zjarr është pjestar i forcave Komando. Po bëhet verifikimi nëse qëlloi me armën e shërbimit apo arma me të cilën qëlloi është e paregjistruar. Bëhet fjalë për një pistoletë Glock që rezulton të ketë numrin e serisë së fshirë. Arma tjetër e ndodhur në vendngjarje, ajo e viktimës Fabjol Gaxha është një armë me të cilën është qëlluar vetëm një herë. Fisheku i dytë ka mbetur në gojën e pistoletës. Konflikti ka ndodhur brenda një kohe të shkurtër. Personi që ka qëlluar është pjesëtar i forcave Komando. Qitjet e tij ndaj të tjerëve janë të gjitha në kokë dhe në gjoks. I vdekuri Fabjol Gaxha ka dëmtime në kokë, po ashtu edhe Ervis Martinaj është goditur në qafë. I plagosuri tjetër Eljon apo Esmeraldo Hato është nga Shkodra vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, u plagos me 1 plumb në kokë dhe tre plumba në gjoks. Ai ka qëlluar jo më shumë se 10 herë me pistoletën Glock që ka 19 fishikë. Ajo që dihet është se qitjet janë bërë nga një dorë e stërvitur, nga një qitës që e ka instikt të shtënën me armë, prandaj edhe goditjet e tij janë në kokë dhe në gjoks. Komando deri dje ka qenë në shërbim sot është kërkim, nuk është kapur. 

Artan Hoxha

Nëse është apo jo këngëtarja Elvana Gjata molla e sherrit, Hoxha thotë se motivi i ngjarjes nuk është aq i thjeshtë sa ka dalë deri tani. Motivin mund ta sqarojnë vetëm dëshmitarët në vendngjarje, sipas tij.

Por si ndodhi i gjithë konflikti? Hoxha thotë se grupi i Ervis Martinajt hyri i pari në lokalin 'Metropol'. Dy shoqëruesit e tij u ulën në tavolinë dhe iu servir verë, ndërsa Martinaj qëndroi në banak. Pas këtij momenti ndodhi edhe përplasja me armë.

“Fillimisht ka pasur konflikt fizik. Personi i vrarë është i pari që ka nxjerrë pistoletën, por për shkak të stërvitjes komando i ka neutralizuar të dy,  ka qëlluar viktimën dhe më pas ka qëlluar Martinajn që ndodhej në banak. Personi i plagosur në banak ka hyrë në tualet pas ngjarjes, është gjetur një vijë gjaku nga banaku drejt tualetit, që tregon lëvizjet e tij. Grupi i Ervis Martinajt, shoqëruesit e tij, kanë qënë të ulur në tavolinën qendrore të lokalit. Lokali nuk ka dritare. Ka një tavolinë të madhe në qëndër dhe disa tavolina më të vogla. Ka dy palë dyer, të jashtmen dhe të brendshmen Po ashtu edhe pronari i lokalit ka qenë në banak kur ndodhi ngjarja. Redi Popesku është i shoqëruar për të sqaruar motivin e ngjarjes. Nga pamjet filmike rezulton se grupi i Martinajt ka hyrë në lokal të parët. Shoqëruesit e tij u ulën në tavolinën e madhe. Atyre iu është servirur verë, sepse gotat janë gjetur në tavolinë të paprekura ndërsa Martinaj qëndroi banak. Në momentin që kanë hyrë një grup prej 4 personash mes tyre edhe  komandoja ka pasur një shkëmbim batutash. Ka pasur një tentativë të viktimës për ta goditur komandon fizikisht dhe pastaj ka ardhur reagimi i tij"

Artan Hoxha

Sipas Hoxhës, për ngjarjen janë ndalur dy pjesëtare të policisë, njëri i Lezhës dhe tjetri i Durrësit, që rezultojnë të jenë pjesë e skuadrës operacionale, njëri dyshohet të jetë pjesë e grupit të Martinajt dhe tjetri dyshohet të ketë penguar punën e policisë. Hoxha thotë gjithashtu se i plagosuri tjetër në ngjarje, Eljon Hato që ndodhet në gjendje të rëndë në spital është një person me precedent të mëparshëm penal.

“I plagosuri Eljon Hato është një person me precedent të mëparshëm penal dhe me origjinë nga Shkodra. Pë ngjarjen janë ndaluar dy pjesëtare të policisë së Durrësit dhe Lezhës, kanë qënë trupw e skuadrës operacinale mw pwrpara, janë policë me përvojë dhe eksperiencë nw detyrw. Njëri dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të Martinajt dhe tjetri se mund të ketë penguar policinw nw ushtrimin e detyrws sw saj, të dy janë me orgjinë nga veriu”.

Artan Hoxha

“Personi që e transportoi Ervis Martinajn me një BMW X5 është një nga pjesëtaret e policisë. Ai është duke u trajtuar në një spital privat”

Artan Hoxha

 

Personave të përfshirë në ngjarje policia iu ka kontrolluar banesat dhe bizneset, ndërsa janë sekuestruar dy kasaforta, njëra e super e sigurt.

Operacionet janë në vijimësi e sipër, ka pasur kontrolle në banesat e personave të përfshirë në sherr. Janë kontrolluar bizneset e tyre, janë sekuestruar edhe dy kasaforta, njëra prej tyre është shumë e madhe e koduar, e super siguruar dhe pritet të hapet nesër. Vazhdojnë kontrollet e imtësishme në lidhje me ngjarjen.

Artan Hoxha

 

Ngjarja e mbrëmshme ka impakt të gjerë dhe duhet zbardhur tha Hoxha. Sipas tij një natë më parë në spital kanë shkuar edhe shoqërues politikanësh për tu interesuar për fatin e të plagosurve.

“Gjatë orëve të mbrëmshme shumë personazhe shoqërues të politikanëve të rëndësishëm për ë mësuar mbi fatin e personave të përfshirë në vendngjarje, tregon se është komplekse dhe duhet zbardhur”

Artan Hoxha

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 05/10/2018 18:32

    Gazetarit Artan Hoxha ! Kur merr persiper Te besh "analizen", informohu sakte zoteri . Nuk eshte Komando ( beretat blu) ai Qe thua se ka qelluar . Eshte I Forcave Speciale ( berete e kuqe). NdoshtA Te duken ty njelloj , por nuk Jane . Dhe e dyta : me ligj nuk mbajne ushtaraket arme me vete ( pervec policise ushtarake), keshtu qe ske pse e diskuton fare nese arma Ka qene e sherbimit ushtarak . Flmn !

    Përgjigju
  • Ben: 05/10/2018 15:13

    Kjo ngjarje tregon me se miri nevojen per Vettingun ne policine e shtetit...Police qe rrine dhe shoqerojne kriminela vetem ne Shqiperi ndodh...

    Përgjigju
  • Solo: 05/10/2018 14:23

    Te lumte dora o special si nuk e qerove dhe ate plehren tjeter

    Përgjigju
  • Banor i lagjes: 05/10/2018 14:17

    I vdekuri paska qene ne kerkim nga Policia per tentative vrasje I plagosuri Hato i denuar me burg per vrasje (viti 2014) I plagosuri Martini i lidhur me 101 mynxyrra Te gjithe bashke keta leviznin e festonin ne mes te Tiranes, fjale per fjale nen hunden dhe syte e gjithe organeve te Shtetit. Vrasesi, pjese e nje grupi tjeter qe s'me duket, nga sa po lexojme ne media, edhe aq me i mire se keta, qenka komando, efektiv i forcave te armatosura te Shtetit. Dy individe te tjere, te lidhur me ngjarjen (njeri paska cuar Martinin e plagosur ne spital me BMW X5), qenka pjesetare te Policise se Shtetit. Tani, te gjitha sa me lart deshmojne pa lene asnje hapesire per dyshime, se Policia nuk merret fare me keto bisha kriminele (se njerez nuk meritojne te quhen). Madje nje numer i konsiderueshem njerezisht te organeve te rendit (tre nga 5 a 6 vetem ne kete rast) jane vete te perfshire neper zullume. Ky realitet del ne pah ne menyre dramatike kur ka ngjarje si kjo, po kushedi sa situata te tjera keshtu kemi ne Shqiperi. Per mendimin tim fakti me trondites nuk eshte krimi ne vetvete (nje kriminel me pak), por ndjenja e pasigurise se skajshme qe kapllon qytetarin normal kur ngjarje si kjo e detyrojne te perballet me nje te vertete te hidhur: policia/shteti i tij jane njesh me krimin. Kjo tabllo deshmon qarte se perballja me krimin nuk eshte perparesi e qeverise aktuale. Ne cdo vend te qyteteruar nje ngjarje si kjo do te ishte 20 here e mjaftueshme per te shkarkuar rrufeshem gjithe zinxhirin komandues te Policise, nga Ministri tek operativet pergjegjes per hetimet.

    Përgjigju
    • Dikush: 05/10/2018 23:43

      Cuditeresht kohet e fundit shume djem,pasi bejne xhiron e botes zbulojne qe nuk pelqejne me emrin qe i dhane prinderit ne lindje.Kthehen ne atdhe,zgjedhin nje emer tjeter dhe me identitetin e ri nisen prap ne kerkim te fatit.Pastaj degjojme ne lajme qe u vra Filani qe me pare quhej Fistek.

    • nuk te haron njeri , jo: 05/10/2018 15:18

      aty e ka , kete here ish me fat, pas do kohe sdo e ket me fatin me vete. ato lloj biletash jan vec me nje kalim, vajtje. ska me kthim pas

    • Genti: 05/10/2018 14:45

      Shqipria Ka nevoji per Regjimin e Enver Hogjes .Qfar tmeri ,qka esht e ter kjo vrasje mes nesh .

    • Kafsha: 05/10/2018 14:26

      Koment ekselent, bravo!

  • CaBone: 05/10/2018 13:00

    I lunt dora komandos, hallall ta beft zoti vlla. Kush do qe ngacmon te dashurat ose grat e tjerve ket fund meriton. Un nuk njoh asnje nga personat por thjesht denoj xhestin

    Përgjigju
    • Blloku: 05/10/2018 14:00

      Pa i njohur edhe e dhe vleresimin e sakte, po t'i njihje do thoshe pse nuk i hoqe qafe te tre njeheresh te merrte fryme lirisht Tirana.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës