SARANDË- Rreth orës 19:00 të ditës së sotme, disa persona ende të paidentifikuar kanë grisur flamurin grek në fshatin Kranë të bashkisë së Finiqit.

Siç edhe duket në fotot e mëposhtme, përveçse kanë grisur flamurin kanë thyer edhe memorialin e Thimio Lolit, prijës i minoritetit. Thimio Loli ka qenë një ndër të ashtuquajturit komandantë të çështjes së Vorio Eprit duke drejtuar çeta.

Memoriali në fshatin Kranë,  është ngritur rreth 7 vite më pare dhe në përshkrimin e saj shkruhet se ajo i dedikohet Thimio Lolit për pjesëmarrjen e tij në çlirimin e Maqedonisë greke nga pushtuesit bullgarë.