Haradinaj i përgjigjet sekretarit të NATO-s: Ushtria është punë e jona, do ta formojmë atë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se procesi i transformimit të FSK-së është proces i brendshëm dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën. Kjo deklaratë kryeministrit në seancën parlamentare, vjen një ditë pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s se Kosova do të përballet me pasoja, nëse e formon ushtrinë. “Krijimi i ushtrisë apo mandatimi i ushtrisë javën që vjen është proces i brendshëm, është në përputhje me Kushtetutën tonë, më të avancuaren në botë. Një Kushtetutë e cila përmban në vete të gjitha vlerat e demokracisë".-shkruan Express.

Për formimin e ushtrisë kemi zhvilluar biseda intensive me të gjitha palët e interesuara. Aleanca e NATO-s ka peshë të madhe, ajo mund t’i shprehë mendimet e veta, mirëpo Kosova është e sigurt se asnjëherë nuk do t’i sjellë në rrezik marrëdhëniet me NATO-n”, tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka thënë se Serbia është mobilizuar dhe po e pengon Kosovën si vend që ka dalë prej binarëve të vet. Haradinaj ka deklaruar se Serbia po bën propagandë duke thënë se Kosova po dëshiron t’i zgjidhë problemet me arrogancë.

“Serbia po ankohet se Kosova nuk ka përmbushë marrëveshje të Brukselit. Ajo punon intensivisht me diplomatë të vet për me e paraqitë Kosovën si vend i dalë prej kontrollit në siguri, pasi, sipas tyre, Kosova po tenton ta formojë ushtrinë dhe po tenton të krijojë destabilizim”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet bazike për të qenë ushtri dhe ka shtuar se ushtria nuk e vë në rrezik marrëdhënien me NATO-n.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të mërkurën se Kosova “do të përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të saj”. 

Ai i bëri këto komente në përmbyllje të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, ku është diskutuar edhe për gjendjen në Ballkanin Perëndimor. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 06/12/2018 16:23

    Vetëm me shqiptarë të bashkuar në një shtet të fortë, STABILITETI në gadishull do të arrihej përfundimisht!

    Përgjigju
    • life: 07/12/2018 20:09

      @ FREDI mos harro se shqiptaret e bashkuar jan 70% nga fshati dhe zotria jote nuk i do fshataret dhe tani hiqesh si Patriot.

  • MUSHJO: 06/12/2018 12:39

    Po i thua NATO-s kemi punen tone, ju tuajen? Besoj se dhe Serbet jane dakort me kete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite