POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Haradinaj kritikon kompanitë për çmimin e naftës: Dëmtim i padrejtë financiar për qytetarët e Kosovës 

Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka kërkuar autoriteteve përgjegjëse si dhe kompanive të huaja që importojnë dhe shesin naftë në Kosovë që të ulin çmimin e naftës , konform çmimeve të tregut që ofrohet bë bursa edhe për Kosovën.

Duke kritikuar kompantitë e derivateve të naftës që importojnë në Kosovë, Kreu i qeverisë Haradinaj e  konsideron të patolerueshën dhe të padrejtë ekzistencën e çmimit aktual të lartë të naftës, çfarë sipas sjell dëmtimin e padrejtë të buxhetit të familjeve kosovare.

Përmes një statusi në rrjetin social në facebook , Haradinaj ka kujtuar se çmimi i naftës është në tregun botëror dhe rajonal është më i ulët aktualisht, ndërsa në tregun kosovar operatorët nuk e kanë reflektuar këtë ulje.

"Dëmtimi i padrejtë financiar i qytetarëve të Republikës së Kosovës është i patolerueshëm. Kjo po ndodhë nga kompanitë që importojnë dhe shesin naftë në Kosovë. Çmimi i naftës në tregun botëror dhe rajonal është më i ulët aktualisht, derisa në tregun kosovar, operatorët nuk kanë reflektuar. U bëj thirrje Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Ministrisë së Tregtisë, Shoqatës e Naftëtarëve dhe të gjithë mekanizmat e tjerë që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për ta ndryshuar këtë praktikë të keqe që dëmton qytetarët tanë. Çmimi i naftës duhet të jetë konform çmimit të tregut! Është e kuptueshme që tregu i lirë funksionon i pavarur, por kjo nuk nënkupton, në asnjë formë, dëmtimin e qëllimshëm të buxhetit të familjeve kosovare!", shkruan Haradinaj në facebook.

b.xh.
Komento