ELBASAN - Helmohen nga ushqimi në një dasmë, përfundojnë në spital 10 persona në Elbasan. Pacientët u paraqitën njëri-pas tjetrit në urgjencën e qendrës spitalore gjatë paradites së sotme. Ata kanë manifestuar të vjella, marrje mendësh, temperaturë dhe diare.
Sipas mjekëve gjendja e tyre është nën kontroll dhe jashtë rrezikut për jetën. Çështja po ndiqet edhe nga policia e Elbasanit megjithëse mungon një version zyrtar për ngjarjen. Grupi hetimor ka shkuar në lokalin ku është bërë dasma për të sekuestruar kampione nga ushqimi.
Urgjenca e Elbasanit ku ndodhen të helmuarit

Komento
Komente

