POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

VIDEO/'I forti' me BMW X6 që nuk i bindej Policisë, kush është Bektash Muka që u arrestua sot në Maltë

Shqiptari Bektash Muka, i kërkuar prej një viti për vjedhjen e gjysmë milioni euro bizhuteri në një qendër tregtare në Maltë ka rënë në prangat e policisë malteze.

Bektash Muka

Po kush është Bektash Muka?

27-vjeçari i arrestuar në Maltë nuk është i panjohur për policinë shqiptare.

Në vitin 2016 ai përplasi makinën e tij tip BMW X6 për shkak të shpejtësisë pasi nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar.

Kjo pasi në rrugën” Sami Frashëri” shërbimet e policisë “Shqiponja” i kishin bërë me shenjë për të ndaluar mjetit me targa AA 858 NS. Atë kohë, Muka ishte në ndjekje për një sherr në të cilin ishte përfshirë . 

Makina ku po udhëtonte Bektash Mukës pasi u përplas duke i ikur policisë

Muka nuk iu bind urdhrit të “Shqiponja-ve” për të ndaluar dhe vazhdoi rrugën me shpejtësi dhe si rezultat në rrugën “Prokop Mima” u përplas me murin rrethues të një banese.

VIDEO e arrestimit të Bekatsh Mukës në Shtator të 2017

27-vjeçari me të njëjtën automjet, disa muaj më parë, përplasi furgonin e Policisë që përdorej nga “Shqiponjat”, të cilët edhe në atë rast përsëri i kishin bërë shenjë ndalimi.

Gjatë kontrollit në makinën e përplasur të Mukës, policia gjeti një pistoletë.

VIDEO e 2017 kur Bektash Muka i ikën postobllokut të policisë

ke.mu./rr.zh
Komento

Komente

  • Fredi: 19/11/2018 10:10

    Shpejt ne pune te detyruar lidhur kemb e duar me zinxhire qe te kuptoje qe me djersë jetohet per tu qënë i lirë, dhe jo me kok në torbë dhe brenda. Dërrmojeni!

    Përgjigju