Grabiti gjysmë milion euro bizhuteri në Maltë, arrestohet pas një viti i riu shqiptar (EMRI)

MALTË- Shqiptari Bektash Muka, i kërkuar prej një viti për vjedhjen e gjysmë milioni euro bizhuteri në një qendër tregtare në Maltë ka rënë në prangat e policisë.

Shqiptari u kap teksa po tentonte të hynte në aeroport, ndërsa gjatë kontrolleve fizike iu gjet me vete një armë zjarri dhe një sasi e vogël droge.

Policia malteze nuk e di arsyen se përse 27-vjeçari shqiptar donte të hynte në aeroport me armë.

Ende nuk është e qartë nëse shqiptari po përpiqej të ikte nga Malta apo po planifikonte që të kryente ndonjë vepër penale.

Bekatsh Muka dhe momenti i arrestimit të tij në Maltë

Vitin e shkuar Daniel dhe Bektash Muka vodhën gjysmë milion euro bizhu “Diamonds International”. Pas pas ngjarjes së 5 tetorit u arrestua Daniel Muka, 22 vjeç, i cili doli para gjykatës me akuzën e vjedhjes dhe tentativës së vrasjes së dy efektivëve të policisë.

Daniel Muka tha se ishte i pafajshëm, megjithatë gjykata vendosi ta lërë në burg dhe urdhëroi ngrirjen e pasurisë së tij.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë