I vetmi ekip shqiptar në Europa League: Kukësi gati për ndeshjen e radhës, sfidon Torpedo Kutaisin

 I vetmi ekip shqiptar në Europa League: Kukësi gati për ndeshjen e radhës, sfidon Torpedo Kutaisin

Ekipi i Kukësit

Pas eliminimit nga Champions League, Kukësi do të vijojë rrugën e tij në Europa League, teksa do të ndeshet me kampionët e Gjeorgjisë, Torpedo Kutaisi. Një rival pa shumë eksperiencë në kupat e Evropës, por me ambicie të madhe. Ndeshja e parë e turit të tretë eliminator të Europa League kundër Torpedos do të luhet në Gjeorgji më 9 gusht, ndërsa ajo e kthimit më 16 gusht në “Loro Boriçi” të Shkodrës, që tashmë është bërë shtëpia e Kukësit në ndeshjet evropiane.

Priten disa ndryshime të rëndësishme në prag të kësaj ndeshjeje, ku mund të largohen 2 ose 3 elementë, ndërkohë që Kukësi ka vijuar me përforcimet. Më i fundit pritet sulmuesi ganez Emanuel Mensah, i cili nuk është i panjohur për kampionatin shqiptar, pasi në sezonin 2016-2017 luajti për Laçin në 17 ndeshje dhe shënoi katër gola. Në kampionatin e kaluar 24-vjeçari ka qenë pjesë e Atromitos në Superligën greke, por vetëm gjysmën e parë të sezonit. Pas 7 ndeshjeve aktivizim dhe asnjë goli, ai u largua në janar të këtij viti te skuadra tjetër greke, Kerkyra, ku luajti vetëm në tre takime.

Ai ishte lojtar i lirë dhe, pas miratimit nga trajneri Armando Cungu, pritet që Mensah të takohet me drejtorin Nderim Nexhipi. Ende nuk mund të flitet për një akord, por gjasat janë që të arrihet një marrëveshje, nisur edhe nga bisedimet paraprake që janë bërë me menaxherin e lojtarit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 03/08/2018 17:10

    Do dërrmohet edhe këtu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës

Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës