Shokon nëna 42-vjeçare që tentoi të mbysë vajzat e saj: Unë e bëra, janë të miat. Burri më dhunonte

Fier- Rudina Kishta, 42-vjeçarja e martuar prej pak kohësh me Ardianin nga Fieri, shtëpisë së të cilit i vuri flakën në shenjë hakmarrje, e pak më pas tentoi të mbysë në lumin Seman dy vajzat e saj binjake, ka dalë sot para gjyqit. Gjyqtari Taulant Banushi pasi ka dëgjuar organin e akuzës ka urdhëruar me masën e arrestit “burg pa afat” për 42-vjeçaren.

Ndërkohë gjatë seancës, në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga 'Report Tv', Rudina i është përgjigjur edhe interesimit të gazetarit Kristaq Thano, duke u shprehur se gjithçka e kishte bërë ajo, pasi dhunohej nga bashkëshorti.

“Po unë e bëra, kisha 6 muaj që jetoja me të, por pinte dhe më dhunonte si mua edhe vajzat”,- ka thënë ajo nga kafazi i hekurt.

Rudina ka pranuar se ka tentuar ti mbysë vajzat, duke na shokuar me justifikimin se ato ishin të sajat dhe se mund të bënte me to çfarë të donte.

"Po e bëra, janë vajzat e mia ato, të askujt tjetër",- shtoi Rudina.

Burime të Shqiptarja.com dhe Report Tv bëjnë me dije se dy vajzat janë shpëtuar rastësisht nga një kalimtar i rastit. I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ka parë skenën dhe është afruar. Në polici ai ka thënë se ka parë gruan teksa iu zhyste kokën në ujë vajzave të mitura, por ka mundur ta ndalë. Mësohet gjithashtu se të miturat janë marrë në mbrojtje dhe janë transferuar në një institucion kujdesi në kryeqytet.

Bashkëshorti i Rudinës, Ardian Gjika tha se e kishte marrë në shtëpi një ditë më parë por pas një sherri Rudina iu kishte bërë gjëmën. 

Dje e mora nga shtëpia me gjithë plaçka. Ka bërë presion dhe më herët ajo. Ajo vuri njëherë zjarrin edhe më përpara. Dje u martova me atë, sot më dogji shtëpinë. Më thoshte do më dërgosh te nëna dhe unë i thash kam punë. Jam 100% i sigurt që ajo e ka djegur shtëpinë.

Ardian Gjika

Për ngjarjen foli edhe kryefamiljari Trifon Gjika vjehrri i Rudinës, i mbetur mes katër rrugëve pasi shtëpia ku jetonin u shkrumbua komplet, pavarësisht mbërritjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi të luante, klubi i Bundesligës me dënim shembullor për ish-mesfushorin e Liverpool

Refuzoi të luante, klubi i Bundesligës me dënim shembullor për ish-mesfushorin e Liverpool