I zbuluan sms-të që shkëmbente me të dashurën, shkarkohet agjenti i FBI-së, kritikonte Trump

I zbuluan sms-të që shkëmbente me të dashurën, shkarkohet agjenti i FBI-së, kritikonte Trump

Agjenti i FBI-së, Peter Strzok

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka pushuar nga puna agjentin Peter Strzok, i cili u bë objekt reagimesh të forta, plot revoltim të republikanëve lidhur me SMS-të që kishte dërguar agjenti, ku kritikonte Presidentin Trump. Njoftimin e bëri avokati i zotit Strzok të hënën.

Agjenti ka qenë një figurë qendrore në fazat e para të hetimeve të FBI-së mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-tës, deri kur u zbuluan mesazhet anti-Trump që po shkëmbente ai me të dashurën, një juriste që punonte për FBI-në, Lisa Page.

Në një prej SMS-ve, agjenti Strzok betohet se nuk do të lejojë që Donald Trumpi të fitojë zgjedhjet, megjithëse nuk janë zbuluar dëshmi se ai dhe e dashura e tij, Page, kanë lejuar që bindjet e tyre të ndikojnë tek hetimet. Më parë, Strzok kishte qenë i përfshirë në hetimet lidhur me përdorimin e serverit privat të emailit nga rivalja e zotit Trump, Hillary Clinton. Presidenti Trump përshëndeti pushimin nga puna të agjentit Peter Strzok.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1029036065158557701

Presidenti Trump shkruan se “lista e abuzuesve” në FBI dhe Departamentin e Drejtësisë “zgjatet e zgjatet, dhe se Strzok më parë kishte luajtur rol të rëndësishëm në hetimet e Prokurorit Special, Mueller lidhur me ndërhyrjet ruse në zgjedhje, duke shtuar se i gjithë procesi “është plotësisht i sajuar. Nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë. Nuk ka pasur pengim të drejtësisë!”

Zyra e FBI-së që merret me disiplinimin e punonjësve që janë kapur në shkelje, kishte rekomanduar uljen në grade dhe pezullimin 60 ditësh të agjentit Strzok për SMS-të kundër Trumpit, por Drejtori i FBI-së, David Bowdich urdhëroi pushimin e tij të premten./VOA

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)