Inaugurohet fusha e parë e mini-golfit në Shqipëri, pistë e re argëtimi nga Dajti Ekspres (VIDEO-FOTO)

Për herë të parë në Shqipëri, prezantohet një  fushë  mini golfi. Mes ajrit të pastër të malit të Dajtit , kjo pistë e re argëtimi e Dajti Ekspres është atraksioni më i ri, e vetmja e këtij lloji në Tiranë

Pranë natyrës, mes miqsh e fishekzjarresh , në inaugurim merrnin pjesë figura të njohura e adhurues të këtij sporti.

Para disa muajsh pranova një telefonatë ku më thanë se dikush kishte marrë një iniciativë për të ndërtuar një fushë të mini golfit në Shqipëri dhe ky fakt më gëzoi. Më gëzoi paksa me masë, për arsye se tentativa të tilla kishte pasur edhe më herët në Shqipëri, mirëpo ato nuk ishin realizuar. Pastaj kur dëgjova se nga kush është marrë iniciativa dhe se bëhej fjalë për njerëz që kishin realizuar edhe më herët ide të tjera unike, u gëzova shumë.

Lavdim Zylfiu, president i Federatës së mini-golfit në Kosovë

Çdo pistë e re e jona, çdo synim i ri i yni, vërtitet rreth të qenit afër me natyrën. Pista e Mini Golfit vjen për të përmbushur edhe njëherë këtë aspiratë. Pranë nesh fëmijët tuaj mësojnë sit a duan natyrën, si ta mbrojnë atë dhe si të argëtohen përmes saj. Urojmë që ky mesazh të përcillet fort te çdo njeri që zgjedh ta vizitojë.

Migena Malo, administratore e Dajti Ekspres

 

E strukturuar me 18 gropa si për të rritur dhe fëmijë, fusha e Mini Golfit vjen një vit pas hapjes së Dajti Adventure Park, duke ndjekur traditën e Dajti Ekspres me të parin dhe të vetmin teleferik dhe park aventurash në vend.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës