Incidenti i Korfuzit/ Dëshmitë e rralla të ushtarakut Sadik Kerxhalliu që çminoi bregdetin

Incidenti i Korfuzit/ Dëshmitë e rralla të ushtarakut Sadik Kerxhalliu që çminoi bregdetin

Kryqëzori “Leander”

Këto ditë është  relatuar  gjërësisht në media fakti që  një ekspeditë amerikane, me në krye James Goold, studies i arkeologjisë nënujore, së bashku me ekspertë të arkeologjisë nënujore shqiptare, bazuar në faktet e zbuluara nga kërkimet, ka dalë me konkluzionin  se Shqipëria nuk ka qenë fajtore në incidentin e Kanalit të Korfuzit. “Mbetjet e anijes nuk janë gjetur në mes të Kanalit të Korfuzit. Pika A është pozicioni zyrtar i flotës britanike, ndërsa pika B tregon vendin ku ne kemi gjetur mbetjet e anijes britanike. Pika B është një pikë ku mundet të shkosh sepse rruga të çon rastësisht aty, pra një kanal përmes të cilit duhet të kalosh. Është një pikë që arrihet duke bërë një lëvizje provokative, çka na bën të mendojmë se lëvizja ka qenë e qëllimshme, për t’iu afruar kufirit për të kërcënuar Shqipërinë”, ka deklaruar Goold.

Ngjarjet e ndodhura në Kanalin e Korfuzit 65 vite me pare  kanë qënë dhe mbeten në qëndër të vëmëndjes në shumë periudha dhe do të vazhdojnë të prodhojnë debate të shumta per vetë natyren komplekse të shtjellimit të ngjarjeve historike të asaj periudhe. Para disa viteve, u trajtua në shtyp tema e mundësisë së vendojses së minave në Korfuz nga mjete Jugosllave pas një marrëveshjeje konspirative të Hoxhës me Titon.  Një nga kundershtaret me të spikatur të trajtimit të këtij varianti  ishte Sadik Kërxhalliu.  Ish oficeri i asaj periudhe  ka qënë specialist çminimi dhe që ka çminuar, sipas kujtimeve të shkruara të tija,  bregdetin e 3 shteteve nga minat e vendosura nga Gjermanët,  me 22 specialistë  shqiptarë.

Komandanti i Dragamines 16  që u muar me çminosjen bregdetare Kërxhalliu ka lindur në Kukës në vitin 1929. Arsimin e mesëm e kishte mbaruar në shkollën tregtare të Vlorës ndërsa shkollën ushtarako detare e ka përfunduar në Split të Kroacisë. Ka arritur në graden major i forcave të flotës luftarako detare në periudhen para heqjes së tyre në vitin 1966. Ka kryer detyra të ndryshme në këtë flotë. Është ndarë nga jeta 3 vite më parë. Në periudhën, kur ai ishte pensionist në qytetin e Durrësit, disa vite para ndarjes nga jeta, Kërxhalliu më dha disa shënime lidhur me vërejtjet që kishte mbi spekulimet mediatike, që sipas tijë  po beheshin për incidentin e Korfuzit.

Në shenimet e tija ai sillte të reja llogjike që mbase po të ishte degjuar si deshmitar në gjyqin e Hagës  do ta kishte ndryshuar mbase disi rrjedhën e vendimit. Por fati i atij gjyqi, shënonte ai, u vendos nga një dezertor i dyshimtë i ushtrisë jugosllave  nepërmjet dëshmive që dha edhe ato mjaft të dyshimta. Lidhur me pavertetësinë e tyre ushtaraku çminosës i detrave të 3 shteteve  ka dhënë nepërmjet shënimeve te veta edhe variantet e kundershtimit të akuzave angleze, të  cilat vinin  në atë rast nga një person me pervojë në fushen e çminimit dhe të minave detare, që per vetë potencën dhe detyrat që zgjidhin në luftë si objekte të vecanta mjaft të fuqishme kanë interes edhe për studjuesit e kesaj fushe po ashtu edhe të jurispondencës në ballafaqimin e fakteve të sjella nga një specialist.

Në shënimet e veta, që i përkasin 7 viteve më parë, vitit 2011,  Kërxhalliu shkruante  se me 22 tetor 1946 rreth 1 milje larg gjiut të Limionit në perëndim të qytetit te Sarandës ranë në minat detare destrojerët Britanikë “ Soumares” dhe “ Voulage . Ai sjellte  në vëmëndje se “ Është thënë se u vranë 45 kuadro detar Britanikë dhe se janë plagosur shume të tjerë “. Pas kesaj ngjarje vijonte Kërxhalliu, Qeveria Britanike e akuzoi Shqiperinë se i ka vendosë vetë minat ose janë të vendosura nga Jugosllavët me dijeninë dhe pelqimin e qeverisë Shqiptare. Problemi shkoi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe përfundoi në Gjykaten Nderkombëtare të Hagës e cila më 9 prill 1949 fajësoi Shqiperinë “ Për kontroll të pamjaftueshëm të ujrave të saja territoriale “ dhe se sipas Britanikeve , minat nuk mund të jenë vendosur pa dijeninë dhe bashkepunimin e Shqiptareve. Dëmshperblimi që Shqiperia i ka paguar Anglisë është 843.947 sterlina.

Kërxhalliut i terhiqte vëmëndjen një fakt,  që per të vertetuar akuzat,  Britaniket thanë se minat ishin tw sapo vendosura, të sapo lyera me bojë, i kishin gadinat me graso të freskët etj. -Cila është e vërteta?- nënvizonte ai, dhe shtonte se së pari, Britaniket ranë në mina në ujrat tona 1 milje larg bregut tonë dhe jo në Kanalin e Korfuzit. Ata fshehen dhe nuk dhanë asnjëherë koordinatat ku ndodhi incidenti. Tashmë theksonte ai dihet se çka ndodhur pasi anijet e kerkimeve nënujore i kanë zbuluar mbeturinat e anijeve të mbytura dhe koordinatat dihen ekzaktesisht  dhe kjo tregon se e drejta ishte në anën tonë.

Së dyti, theksonte specialisti i vjetër i detit Kërxhalliu, thënja se minat ishin të sapo lyera me bojë dhe gadinat e tyre me graso të freskët nuk qëndron pasi minat plasën dhe askush nuk i pa me sy, pasi minat pas shperthimit u asgjësuan dhe se ishin një provë materiale që nuk ekzistonte. Ai shtonte jo pa ironi se   në të gjithë kompletin e këtyre minave, nuk eksziston asnjë hallkë e vetme gadine, këtë e di cdo oficer detar që njeh minat detare. Ato fiksohen në thellësi me kavo çeliku të buta.


Sadik Kërxhalliu ( me rreth të kuq )

Kerxhalliu permendëte si provë edhe faktin e mos pasjes mundësi që një anije e asaj periudhe të merrte dhe të sillte nga një distacë e largët e të minoste vendin ku do të kalonin luftanijet britanike. Per këtë ai shkruante: “Po të ishte e vertetë dëshmija e oficerit jugosllav “dezertor” Karel Kovaçiç se minat janë ngarkuar më 18 Tetor 1947 në Bazen Ushtarako Detare të Shebenikut, kjo është jashtë cdo mundesie fizike dhe kohore që të bëheshin 3oo milje rrugë detare vetëm natën dhe më 21 Tetor , pikerisht aty ku ndodhi incidenti të vendosnin 2 mina”. Përvec këtij fakti majori në pension Kërxhalliu vërente se : Minat në ujrat tona teritoriale kanë qënë të vendosura në të gjitha vënd zbarkimet e mundëshme që nga grykëderdhja e Bunës  në veri dhe deri në Kepin e Shkallës në jug. Ky operacion do shumë kohë e mjete speciale minavënëse që as ne as Jugosllavët as dhe Grekët nuk i kishin.

Në një shënim mbi tekniken e çminimit Kërxhalliu shkruan nje detaj teknik. Në çminimin e detit mund të perdoren shumë mjete detare deri peshkarexha e motoskafe, mjaftonin që të paisen me aparatura çminimi. Ndërsa për të vendosur minat anijet duhet të jenë të ndertuara që në fillim për këtë destinacion, pasi kuverta e tyre, lamjerat  e kuvertës janë me shina pa të cilat nuk mund të levizin minat per ti vendosur në det. Minat per të cilat po flasim sëbashku me spirancën peshojne 500 kg dhe kanë formen e një dekovili të vogël si ato të minierave.   Kërxhalliu thoshte se jo vetëm në Korfuz por se  ne  nje territor me të gjerë,  të gjitha minat detare që ishin vendosur në detin  Adriatik, përfshi Jugosllavinë, Shqiperinë dhe Greqinë kanë qënë mina kontakti gjermane të emertuara nga ana e jonë D.S 1 dhe D.S 2, që ishin mina të njejta por njëra kishte 100 kg tritol ndersa tjetra 150 kg.

Ai shkruante: “Unë që po shkruaj këto rradhë kam marre pjesë në çminimin detar në Jugosllavi së bashku me 22 kuadro të tjerë Shqiptare gjate 3 mujave  (Mars Prill Maj 1947). Kam marrë pjesë në çminimin e ujrave tona nga minat detare nga veriu në Sarandë, fillimisht vetëm në ujrat tona dhe në vitin 1958 sëbashku me Greqinë kemi çminuar zonën e Sarandës dhe të Korfuzit në mënyrë përfundimtare. Është per tu theksuar se jo vetëm Kanali i Korfuzit, Jugosllavia dhe Shqiperia por se me mina të tilla gjermane ka qënë minuar gjithë pjesa perëndimore e Greqisë që nga Korfuzi deri në hyrje të Kanalit të Korintit e më poshtë në jug. Duke u nisur nga kjo e vertetë e pamohueshme lind vetvetiu edhe pyetja : Po në ujrat greke kush i vendosi këto mina?!! Ne që jemi marrë  që në fillim me këto probleme e dimë se minat janë vendosur nga gjermanët në pranverën e vitit 1944, kur pritej hapja e frontit të dytë nga Anglo Amerikanet. Atëherë shtrohet pyetja : Përse u ndëshkua Shqiperia?

Kerxhalliu shprehte keqardhjen se : “ Ne e humbem gjyqin për moskopetencë në trajtimin e çështjes gjate mbrojtjes në gjykatë, pasi asnje kod zakonor detar dhe asnje konventë juridike nderkombëtare nuk mund të na fajësonte edhe sikur ne ti kishim vendosur vetë minat. Kjo për faktin se ne ishim ne gjendje lufte me shtetin kufitar Greqinë. Shteti grek me ligj ishte ne gjendje lufte me Shqipërinë dhe se Anglezët ishin palë me Grekët. “Tani pas kaq vitesh kanë dalë prova dhe pohime nga vetë anglezët se 4 anijet Britanike i janë afruar bregdetit tonë në menyre provocative, që ne ti qëllonim dhe ata të gjenin pretekstin për të zbarkuar në Sarandë.

E gjithë nisja e tyre nga Korfuzi, formacioni i lundrimit e deri rënja në mina është e filmuar dhe u be e njohur per shqiptarët nga zoti Al Tore. Ata donin të filmonin  goditjet që mund të bënte artileria e jonë bregdetare që të justifikonin veprimet e tyre të mëtejshme. Britaniket e dinë që ne jemi dënuar padrejtësisht, ata të vertetën e kanë shënuar në ditaret luftarake të anijeve të tyre e që me pretekstin se përbejnë sekret ushtarak, nuk i dorezuan kur u a kërkoi Gjykata e Hagës. Ish kuadri i FLD Sadik Kerxhalliu thoshte se së fundmi tani pas 65 viteve të atij incidenti (bëhet fjalë për vitin 2011),  se “ Do të ishte një akt kalorsiak që “Mbreteresha e Detrave, Britania e Madhe pas 65 viteve të pranonte të vërtetën “.


Sadik Kërxhalliu 

Edhe  Auron Tare, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit këto ditë lidhur me këtë ngjarje ka shkruar: “Sigurisht, ne prandaj po i mëshojmë shumë çështjes së Kanalit të Korfuzit, sepse juridikisht Shqipëria nuk ka mundësi të rihapë gjyqin në Hagë, por moralisht Shqipëria duhet ta fitojë këtë betejë për brezat e ardhshëm për të kuptuar që pavarësisht kontekstit historik të kohës, Shqipëria nuk ka minuar trafikun ndërkombëtar, por ka qenë një provokim i palës britanike, i cili shkaktoi edhe atë që quhet incidenti i Kanalit të Korfuzit”.

Sadik Kërxhalliu ndjehej i fyer në sedrën e ushtarakut për dënimin e pamerituar që kishte marrë Shqipëria në gjyqin e Hagës për një vepër të pakryer. Po me sa duket ushtaraku veteran nuk arrinte që të kuptonte faktin që në kapitalizmin modern ai që arrin të ta vjedhë pasurinë me ligj nuk quhet hajdut...


Sadik Kërxhalliu 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë