Indonezi/ Rrëzohet në det aeroplani me 188 pasagjerë (VIDEO-FOTO)

INDONEZI- Një aeroplan me 188 persona në bord është rrëzuar në brigjet indoneziane, teksa sapo ishte ngritur nlarguar nga Xhakarta.

Sipas autoriteteve, aeroplani humbi kontaktin me kullën e kontrollit ajror 13 minuta pasi u ngrit në fluturim duke përfunduar në det.

Aeroplani kryente itinerarin Xhakarta-Sumatra, një fluturim që zgjaste më pak se një orë dhe po transportonte 178 të rritur dhe një fëmijë, përfshirë edhe dy pilotët e pesë anëtarët e ekuipazhit.

Shkaqet e rrëzimit dhe zhdukjes së tij janë ende të paqarta, ndërsa kanë filluar kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve dhe kutisë së zezë, e cila edhe do të zbulojë shkaqet e aksidentit.

Aeroplani është ndërtuar kohët e fundit, dhe ka rreth 800 orë fluturimi, ndërsa piloti dhe bashkëpiloti i tij kishin 11,000 orë fluturimi së bashku. Një Boeing-737 Max 8, mund të mbajë deri në 210 pasagjerë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zbatohet Amnistia Penale! Hapen dyert e burgut për 700 të dënuar! Ulje dënimi për 400 të tjerë

Zbatohet Amnistia Penale! Hapen dyert e burgut për 700 të dënuar! Ulje dënimi për 400 të tjerë