Ishte dënuar për mashtrim, kishte ndërruar edhe emrin, kapet në Tiranë italiani (Video)

TIRANË-Policia e kryeqytetit ka arrestuar një person me qëllim ekstradimin e tij në Itali. I arrestuari është Pasquale Scalise, 47 vjeç nga Italia, ndërsa është dënuar në vendin fqinj me 11 vjet e 6 muaj burg për “Mashtrim Financiar” dhe "Mashtrim kompjuterik".

Pas dënimit në Itali ai ishte fshehur në Shqipëri, ndërsa kishte ndryshuar dhe emrin nga Pasquale në Andrea dhe qëndronte në Tiranë në zonën e “Ali Demit”.

Pas arrestimit ai do të ekstradohet në Itali për të shlyer llogaritë me drejtësinë për dënimin 11 vjet e 6 muaj burg për mashtrim.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Duan të zhdukun “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?

Duan të zhdukun “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?