Itali, arrestohet shqiptari me 
214 kg marijuanë në makinë/Emri

Itali, arrestohet shqiptari me <br />214 kg marijuanë në makinë/Emri
Guardia di Finanza e Leçes në Itali, ka sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 214 kg e llojit marijuanë

Në prangat e policisë ka rënë 37-vjeçari shqiptar, Altin Deromemaj, i cili po transportonte drogën me një furgon tip "Reno Trucks". 

Ai është ndaluar teksa lëvizte me automjetin në autostradë, në Carovigno (Brindisi).

Mediat italiane bëjnë të ditur se shqiptarin e kanë tradhtuar nervat pasi është ndaluar nga policia në postbllok. Ai është treguar agresiv dhe në tension të vazhdueshëm përballë policëve, çka ka bërë që policët t'i kontrollojnë automjetin. 

Në furgon u gjetën 78 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 214 kg.

 Altin Deromema u shoqërua në komisarit dhe do të akuzohet për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës