Italia refuzon strehimin e 141 emigrantëve libanezë, zyrtarët: Këto anije s’do t'i shohin kurrë portet tona

Italia refuzon strehimin e 141 emigrantëve libanezë, zyrtarët: Këto anije s’do t'i shohin kurrë portet tona

141 emigrantët libanezë

Italia sërish ka folur me tone kundërshtuse për pranimin e një grupi emigrantësh libanezë.

Një anije që në bord kishte 141 emigrantë libanezë, pasi është shpëtuar, është drejtuar nga Mbretëria e Bashkuar pas kundërshtimeve të zyrtarëve italianë, për t’i pranuar emigrantët e mbijetuar.

Ministri italian i Transportit dhe Infrastrukturës, Danilo Toninelli, në një linjë si Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, është shprehur se anija nuk do ta shohë kurrë portin italian.

Ndërkohë zëvendëskryeministri ka ritheksuar qëndrimin e tij se anija me 141 emigrantë libanezë mund të shkojë ku të dëshirojë, por jo në Itali. 

Nga ana e zyrtarëve italianë duket se ka një qëndim të unifikuar për të mos pranuar emigrantë nga vendet e Afrika e Veriut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm