Iu arrestua vëllai për trafik kokaine dhe armëmbajtje pa leje, jep dorëheqjen drejtori i Patentave, Arben Isaraj (LETRA)

Ka dhënë dorëheqjen Drejtori i Patentave, Arben Isaraj, pak orë pas arrestimit të vëllait të tij, Altin Isaraj, për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. Altin Isaraj u arrestua mbrëmjen e kaluar në kuadër të megaoperacionit të FNSH dhe RENEA në të gjithë vendin. Në letrën drejtuar ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, Isaraj shkruan se jep dorëheqjen për të mos ndikuar në hetimet ndaj të vëllai për shkak të pozicionit të tij.

“Per te mos ndikuar direkt apo indirekt, me pozicionim tim te larte administrativ, ne pavaresine dhe dhenien e drejtesise nc Shqiperi, jap doreheqjen nga pozicioni i drejtorit te Pergjithshem ne Drejtorine e Pergjithshme te Transportit Rrugor”- thuhet ne letren drejtuar ministrit Gjiknuri.

 

Letra e dorëheqjes

Vëllai i drejtorit të Patentave u la në masën "arrest me burg" nga Gjykata e Tiranës pasi akuzohet si pjesë e grupeve kriminale të trafikut të kokainës. Gjatë kontrollit atij iu sekuestrua edhe një armë zjarri tip pistoletë të cilën e posedonte pa leje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sulo: 23/10/2018 08:46

    Sigurisht qe e ka ditur per te vellane por duhej te terhiqej me pare. Kur shet moral per te tjeret duhet te jesh i paster edhe vet.

    Përgjigju
  • Vladimir: 22/10/2018 21:40

    Beni dhe familja e tij kane qene dhe mbeten te respektuar. Ndodhin kokra qe nuk ke cfare t'ju besh. Keto jane fatkeqesi qe mos te ndodhshin. Doreheqja perballe ngjarjes tregon karakter dhe respekt per shtetin.

    Përgjigju
  • Po pi: 22/10/2018 17:56

    Po Arben po, se dije ti qe vellai jot ishte kriminel (e di gjithe vlora e tirana) por dhe tani dorehqejen. Mos kujto se shpeton me doreheqjen, ligji antimafia do te kap edhe ty.

    Përgjigju
  • Liku: 22/10/2018 17:25

    Un nuk e njoh si njeri por historine politike ja njoh. Per mua Burre me karakter. Per kete Burre me vjen keq sepse e tregoj vedin qe kur nje i afert i joti eshte i lidhur me bandat duhet dhene doreheqje. Me doreheqje tregon karakter. Kjo po qe quhet ndergjegje.

    Përgjigju
  • CaBone: 22/10/2018 16:46

    Merni shembull ju politikanet tjer dhe sidomos ata qe bejn virgjereshen qe kur i thrriste prokuroria i zinte barku e mernin rraporte.

    Përgjigju
  • redi: 22/10/2018 16:16

    Arben Isaraj, shembull i politikanit te zgjuar dhe me moral te larte . Doreheqja nga detyra, ceshtje e karakterit te forte , kurse te tjere, kane vrare me qindra ,kane shkaterruar vendin ne 97 ,98 dhe tete vjet te tjera jo vetem nuk japin doreheqe ,por llapin e mashtrojne nga mengjesi ne darke . Shteti ben mire qe vepron ,por jo me dy standarte .

    Përgjigju
    • Djali fuksit: 22/10/2018 17:32

      Edhe i vellai i vet ka vrare e prere dhe e dinim qe kur ishte deputet etj qe nuk dha dorheqje- leri dokrat kuqo

    • Gesi: 22/10/2018 17:02

      Bravo i qofte Po eshte nje legen i pa pare Ka frike se mos i kontrollojn prandaj terhiqet

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”