Eksperti italian: Ja pse mund të dështojë ardhja e 20 afrikanëve në Shqipëri
Kryetari i Shoqatës Italiane të Studimeve Juridike mbi Emigracionin, Lorenzo Trucco në një intervistë për mediat në vendin fqinj tregon arsyet se përse 20 emigrantët nga Eritrea mund që të mos vijnë në Shqipëri.
Shqipëria pak ditë më parë vendosi që të pranonte 20 emigrantë nga anija “Diciotti” që u bllokua në portin e Catania-s. Por, pavarësisht dëshirës së Shqipërisë, sikur u shpreh kryeministri Rama për të ndihmuar Italinë në këtë moment, që sipas tij është lënë vetëm nga BE përballë krizës së emigrantëve, kjo tentativë mund të dështojë.
Kryetari i Shoqatës Italiane të Studimeve Juridike mbi Emigracionin, Lorenzo Trucco në një intervistë për mediat në vendin fqinj tregon arsyet se përse 20 emigrantët nga Eritrea mund që të mos vijnë në Shqipëri. Ai thotë se është e pamundur ligjërisht një nismë e tillë e ndërmarrë nga Shqipëria, pasi nuk është në BE dhe kjo do të thoshte largim të detyruar apo ilegal të refugjatëve nga Italia.
Në këtë pikë jemi jashtë çdo plani juridik, pasi Shqipëria nuk është pjesë e Bashkimit Europian dhe në këtë mënyrë po flasim për një largim në një vend të tretë që nuk ka gjithçka që është parashikuar nga sistemi i përbashkët europian i azilit. Kjo do të thotë se nuk jemi të sigurt nëse kemi plotësuar kërkesën e tyre për njohjen e mbrojtjes. Transferimi në Shqipëri mund të bëhet vetëm nëse emigrantët janë dakord dhe jo kundër dëshirës së tyre, pasi do të ishte largim me forcë. Pastaj është edhe çështja e zgjedhjes. Si do të përcaktohet kush duhet të shkojë në Shqipëri? Është një teatër absurd.
Lorenco Trucco
Nga 150 emigrantë që ndodheshin në anijen “Diciotti” që u bllokua në Catania, 20 i mori Shqipëria, 25 Irlanda dhe pjesa tjetër u strehuan nga kishat në Itali. Por duket se rruga e tyre për të ardhur në Shqipëri do të jetë e gjatë, pasi legjislacioni e kundërshton një gjë të tillë sipas Lorenco Trucco.
Intervista e Lorenco Trucco ne mediat italiane
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.4%
-
Jo
26.9%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2602
Lajme të tjera
-
Vau i Dejës/ Dyshohet se qëlloi me pistoletë drejt një makine, në kërkim 35-vjeçari
25 Prill, 10:15
-
Kishte vjedhur makinën e një institucioni shtetëror në Kosovë me qëllim trafikimin në Shqipëri, ekstradohet 45-vjeçari
25 Prill, 10:14
-
VIDEO/ Gol dhe asist, Mirlind Daku mund 'i vetëm' Zenitin
25 Prill, 10:07
-
Shtëpia e Bardhë: Biden dërgoi fshehurazi raketa Atacms në Kiev
25 Prill, 10:03
-
Të dënuar për trafik drogë e grup kriminal, 2 të ekstraduar në Itali
25 Prill, 09:59
-
Papa: Një paqe e negociuar është më mirë se një luftë e pafund
25 Prill, 09:55
-
VIDEO/ Man. United fiton 4-2 me përmbysje ndaj Sheffield dhe merr 'vizën' evropiane
25 Prill, 09:54
-
Në kërkim për vrasje, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 34-vjeçari
25 Prill, 09:53
-
VIDEO/ Everton fiton pas 14 vitesh në shtëpi kundër Liverpoolit, të kuqtë lënë titullin në 'Goodison'
25 Prill, 09:53
-
GOLAT/ Everton mposht Liverpoolin pas 14 vitesh, Man. United fiton në shtëpi! Tri pikë për Palace dhe Bournemouth
25 Prill, 09:51
-
Emisioni i RAI 3, Rama-moderatorit: Telefonatën time e krahasuat me ndërhyrjet e Kremlinit, s’keni guxim të përballeni me të vërtetën
25 Prill, 09:45
-
Korçë/ Po transportonin 10 kg kanabis me makinë, arrestohen 2 persona
25 Prill, 09:35