POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Jugu një tjetër landfill për mbetjet, do të ndërtohet në Kaninë, gati projekti

Foto ilustruese

Jugu i vendit pritet të ketë një landfill të dytë të madh pas atij në Bajkaj, që përfshin menaxhimin e mbetjeve për Sarandën, Delvinën, Finiqin, Himarën dhe Konispolin. Bashkia e Vlorës e ndihmuar nga banka gjermane KfW dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, që do të jenë investitorë, ka përzgjedhur që zona ku do të ndërtohet landfilli i dytë më i madh është ajo në fshatin Sherishtë në Kaninë.

Në raportin ku jepen detaje për këtë projekt sqarohet se aktualisht, në zonën e Vlorës, ekzistojnë vende të grumbullimit të mbetjeve në Vlorë dhe Orikum.

“Këto vend-depozitime do të mbyllen dhe do të rehabilitohen në kuadër të ndërtimit të këtij landfilli të ri. Bazuar në studimin e fizibilitetit të kryer për këtë projekt është zgjedhur si zona më e përshtatshme për zhvillimin e tij, zona në lindje të qytetit të Vlorës, në afërsi të fshatit Sherishtë njësia administrative Kaninë. Landfilli përfshin disa facilitete si për trajtimin e mbetjeve (ndarjen e tyre, zonë kompostimi facilitate të ripërdorimit të materialeve) të cilat do të merren në konsideratë gjatë hartimit të vlerësimit të ndikimit në mjedis. Për një menaxhim sa më të mirë të kullimit në landfill, ky i fundit do të mbushet me tre faza. Landfilli është projektuar për një periudhë prej 20 vjetësh”, thuhet në dokumentet e projektit.

I njëjti nënvizon se parashikohet që të zbatohet edhe një projekt pilot lidhur me grumbullimin e ndarë të mbetjeve dhe ngritjen e një fabrike të lidhur me këtë proces me një kapacitet 4200 tonë në vit.

“Gjatë një operacioni pilot do të përdoret ndarja me kthim nga ngarkuesi. Procesi nuk është i mbyllur dhe mundësitë e kontrollit të shkarkimit janë të kufizuara. Për më tepër, nëse përmbajtja e mbeturinave të gjelbra në materialin e inputit të impiantit të ndarjes është e ulët në krahasim me përmbajtjen e mbeturinave organike shtëpiake, atëherë në fabrikën e ndarjes do të shfaqen probleme serioze të aromave dhe kafshëve”, thuhet në raport.

Ai bën një analizë të alternativave të mundshme të trajtimit të këtij projekti.

Trualli në të cilën mendohet që të ndërtohet landfilli i përket aktualisht 40 familjeve, por është dhënë me qira në tre prej tyre, që kanë aktivitet në sektorin e blegtorisë. Monitor

d.ba.
Komento