Kërcënuan me armë një të mitur, dy në pranga, sekuestrohen dy kallashnikovë (Detaje)

Kërcënuan me armë një të mitur, dy në pranga, sekuestrohen dy kallashnikovë (Detaje)

Armët e zjarrit që iu sekuestruan të rinjve

SHIJAK - Kanosin një shtetas të mitur me armë zjarri, ndalohen dy shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë shoku i tyre për moskallëzim krimi. Policia ka sekuestruar edhe dy armë zjarri automatike. 

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, pas një pune të mirëorganizuar policore kanë finalizuar operacionin e koduar "Binari Hekurudhor". Në prangat e policisë kanë rënë Domeniko Ceni 21 vjeç, banues në Sukth dhe Isuf Drenova 19 vjeç, banues në Sukth, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë A.N. 24 vjeç, banues në Sukth.

Armët e zjarrit kallashnikov që iu sekuestruan të rinjve

Sipas policisë, 21-vjeçari Domeniko Ceni në bashkëpunim me shtetasin I. Drenova (i ndaluar më dt.30.09.2018), për motive të dobëta kanë kanosur me armë zjarri shtetasin A.V. 17 vjeç.

Në lidhje me këtë ngjarje u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 2 armë zjarri automatik model 56. Shtetasi A.N. nga veprimet hetimore dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk e ka kallëzuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kanosja"dhe "Prodhimi dhe mbajtja la leje e armëve luftarake" në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve D.Ceni dhe I.Drenova dhe veprën penale "Moskallëzimi i krimit "në ngarkim të shtetasit A.N.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!