Kërkesa e Xhafës, reagon Basha: Po vendos prokurorinë nën tutelë

Kreu i opozitës ka dalë mesditën e ditës së sotme në një deklaratë për mediat, lidhur me deklaratat që bëri ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa.
Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, i kërkoi drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmata, të thërrasë kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputetin Sali Berisha, si persona që kanë dijeni lidhur me poseduesit e ngarkesës prej 613 kg kokainë në Durrës. Basha u pyet nese do të ishte në gjendje të shkonte në prokurori,ai u përgjigj që ministri Xhafa po përpiqte ta vendoste prokurorinë nën pushtetin e tij, dhe që mjaftonte të gjurmohej Olsi Rama dhe Agron Xhafa për të vertëtën e drogës së Maminasit.

Basha akuzoi qeverinë për situatën në të cilën ndodhet vendi aktualisht, duke thënë që qeveria po i përdor paratë për fasada që nuk sjellin asnjë të mirë në ekonominë e vendit. Miliarda dollarë ka harxhuar kjo qeveri për fasada dhe zyra, vetëm harxhojnë para dhe nuk sjellin asnjë të mirë në ekonomi akuzoi Basha.
Gjithashtu kreu i partisë Demokratike tha që FMN I cilëson reformat në sektorin energjitik të dështuara.



“FMN bën thirrje për ide të qarta ku do të vendosen para e taksave shqiptare.
FMN e thotë hapur që reformat në sektorin e energjisë janë të dështuara. FMN thekson edhe njëherë ndalimin e PPP, duhet të bëhen analiza të vertëta.
PPP ka vjedhur paratë e taksave, pastrimin e parave të fituara nga droga dhe krimi I organizuar.
PPP mjeti kryesor për pastrim parash.
Fatmir Xhafa po vendos de juro e prokurorinë nën pushtetin e ministrit të Brendshëm. Mjafton që prokuroria të gjurmojë Olsi Ramën dhe Agron Xhafën”, 
 është shprehur Basha

 

 

e.gj/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë