KESH, reagon ndaj spekulimeve: Kasakada e Drinit aspak në nivel kritik

KESH, reagon ndaj spekulimeve: Kasakada e Drinit aspak në nivel  kritik

Kaskada e Drinit, jo në nivele krtitike

Duke marrë shkas nga informacioni spekulativ i përhapur në disa media elektronike që japin alarmin se niveli në HEC Fierzë ka arritur në kuota kritike, duke përbërë një kërcënim për sigurinë e digave, Korporata Elektro-energjetike Shqiptare sqaron se:

Reagimi i plotë i KESH-it

Korporata Elektro-energjetike Shqiptare, e indinjuar për keqinterpretim të dhënash, për spekulim mediatik që gjeneron veçse panik dhe asnjë  të mirë publike, me përgjegjësi të plotë garanton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe Organet e Pushtetit Qendror dhe Vendor se menaxhimi i Kaskadës po realizohet sipas parashikimeve të Rregullores së Trajtimit të Plotave brenda kuotave të lejuara të operimit për periudhën në të cilën ndodhemi. Në asnjë rast nuk bëhet fjalë për arritjen e nivelit kritik, i cili nuk lidhet aspak me nivelin e operimit të lejuar të cilit i referohet burimi. Korporata e ndjek në dinamikë situatën hidroenergjetike në Kaskadën e Drinit dhe është në komunikim të vazhdueshëm me Instancat përkatëse që kanë përfaqësimin në Komisionin e Posaçëm të Trajtimit të Plotave. Përfitojmë nga rasti t’u bëjmë thirrje mediave audiovizive mos përkrahin praktikën e përhapjes së informacioneve të pasakta që ngjallin panik dhe pasiguri në publik dhe nuk ndihmojnë Korporatën në punën e saj për menaxhimin me profesionalizëm të HEC-eve të Kaskadës mbi lumin Drin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK