Këshilli Bashkiak miraton ndihmën ekonomike për shtresat në nevojë dhe pagesat e PAK

Këshilli Bashkiak miraton ndihmën ekonomike për shtresat në nevojë dhe pagesat e PAK

Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot një sërë vendimesh të rëndësishme që kanë ndikim në jetën e shumë familjeve dhe qytetarëve të Tiranës.

Anëtarët e Këshillit Bashkiak miratuan dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, pagesën për PAK e Invalidët e Punës për periudhën 1 deri në 20 nëntor 2018, vendimin për kompensimin e çmimit të energjisë elektrike për kategoritë përfituese gjatë periudhës 1031 tetor 2018, si dhe atë për miratimin e familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6 për qind.

85 familje të kryeqytetit do të kenë mundësi nga vendimet e marra që të përfitojnë një bonos për përballimin e qerasë së shtëpive, ndërsa disa familje të tjera do të marrin ndihmë financiare për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi të ndryshme.

Mes të tjerash, Këshilli Bashkiak miratoi edhe vendimin për vendosjen e memorialit të Holokaustit në Parkun e Madh të Liqenit Artificial.

Më poshtë, vendimet e miratuara në mbledhjen e Këshillit Bashkiak:

1. Vendim “Për propozim për dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1- 30.11.2018”.

2. Vendim “Për miratimin e pagesës për PAK e Invalidët e Punës për periudhën 1-30 nëntor 2018”.

3. Vendim “Për miratimin e kompensimit të çmimit të energjisë elektrike, për kategoritë përfituese, gjatë periudhës 1-31 tetor 2018”.

4. Vendim “Për miratimin e familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6 përqind, nga fondi i kushtëzuar dhe nga buxheti i bashkisë Tiranë, për periudhën 1-31 tetor 2018”.

5. Vendim “Për miratimin e sistemimit të fëmijës, E.S, pranë Qendrës së Zhvillimit Pëllumbat, Tiranë”.

6. Vendim “Për dhënien e ndihmës financiare për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi të ndryshme, për disa familje që banojnë në territorin administrativ të Bashkisë Tiranë”.

7. Vendim “Për trajtimin me bonus strehimi të disa familjeve në nevojë, të cilat nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë”.

8. Vendim “Për miratimin e kompensimit ushqimor për fëmijet e familjeve në nevojë në shkollat ku po implementohet projekti pilot “Bëjmë detyrat e shtëpisë” nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë”.

9. Vendim “Për mbylljen e përkohshme të Qendrës Sociale “Shtëpia e Përbashkët”.

10. Vendim “Për disa ndryshime në vendimin nr.132, datë 21.12.2017 të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2018- 2020 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2018, i ndryshuar”.

11. Vendim “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe rregullat e zënies së hapësirës publike në Bashkinë e Tiranës”.

12. Vendim “Për shqyrtimin dhe miratimin e listës së sipërfaqeve të tokave bujqësore të pandara në Njësitë Administrative Zall- Herr, Pezë dhe Shëngjergj të gatshme për t’u dhënë me qira”.

13. Vendim “Për disa ndryshime në vendimin nr.39, datë 23.05.2016 e Këshillit Bashkiak “Për përcaktimin e linjave të transportit qytetës dhe rrethqytetës të udhëtarëve në Bashkinë e Tiranës, mënyrën e organizimit të shërbimit dhe përcaktimin e stacioneve të qëndrimit të autobusëve të shërbimit në këto linja (i ndryshuar)”.

14. Vendim “Për miratimin e kërkesës për transferimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të disa pronave të paluajtshme shtetërore, që do të përdoren për ushtrimin e detyrave të saj funksionale në fushën e infrastrukturës”.

15. Vendim “Për miratimin e procedurës së vlerësimit, nxjerrjen jashtë përdorimit dhe asgjesimit të teknikës së transportit në inventar të Bashkisë Tiranë”.

16. Vendim “Për dhënien e miratimit për vendosjen e memorialit të Holokaustit në Parkun e Madh të Liqenit Artificial, Tiranë”.

17. Vendim “Për emërtimin e rrugës “Alqi Boshnjaku””.

18. Vendim “Për emërtimin e Rrugës “Kujtim Hysi”.

19. Vendim “Për vendosjen e një pllake përkujtimore në Njësinë Administrative Baldushk”.

20. Vendim “Për disa ndryshime në vendimin nr.31, datë 31.05.2004 të Këshillit Bashkiak Tiranë “Për Rregulloren e funksionimit të Këshillit të Bashkisë Tiranë”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë