Prej 1 janarit të vitit që po vjen nënat e veja me 3 ose më shumë fëmijë do të futen në programin e sigurimeve shëndetësore.

Kështu bën më dije kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë disa foto në rrjetin social Facebook, teksa ka zhvilluar një vizitë në familjen e Rajmonda Barjamit në Kombinat, nënë e 4 fëmijëve.

Po ashtu bën me dije Rama, nëna është mbështetur 100% nga qeveria për transplantin e veshkës.

‘Kombinat-Dhurata për Vit të Ri edhe në familjen e Rajmonda Barjamit, nënë e 4 fëmijëve, që janë të shkëlqyer në shkollë, ndërsa nëna është mbështetur 100% nga qeveria për transplantin e veshkës. Prej 1 janarit nëna e ve do të trajtohet me programin e ri të mbështetjes ekonomike për nënat me 3 e më shumë fëmijë.’- shkruan Rama.

Programi i ri i mbështetjes së nënave me shumë fëmijëve të cilave do t’i subvencionohen nga shteti kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, nis zbatimin në janarin 2023. Plan-projektit i është përcaktuar një fond i veçantë prej 600 milionë lekësh në vitin e parë të zbatimit, sipas një skemë të kontrolluar për të gjithë subvencionimin e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore.