LSI tkurret edhe në Korçë, ikin te PS dy këshilltarë: Pas PD-së është Moska

KORÇË - Skandali i lobimit të Partisë Demokratike në SHBA me një kompani të lidhur me rusët, vijon të tkurrë Lëvizjen Socialiste për Integrim në bazë. Dy këshilltarë të kësaj force politike në këshillin bashkiak të Korçës i janë bashkuar Partisë Socialiste ditën e sotme. 

Këshilltarët Marilena Dervishi dhe Shkëlqim Larti përmes një deklarate publike, shprehen se po largohen nga LSI dhe i bashkohen PS.

"Jam sot këtu për të ndarë me ju një vendim të cilin e kam menduar dhe ndarë shpesh me miqtë dhe bashkëpunëtorët e Levizjes Socialiste per Integrim. Unë jam një nga njerëzit e parë që i jam bashkuar kësaj force politike në Korçë, qysh në krijimin e saj, me përgjegjësinë e një ish-ushtaraku për të kontribuar për komunitetin dhe vendin tim. Ne çdo moment kam besuar dhe punuar në funksion të qëllimit të kësaj force politike, e jam i bindur në funksion të qëllimit të çdo korçari që më ka besuar dhe na ka besuar gjatë këtyre viteve", thuhet në deklaratën e këshilltarit Shkëlqim Larti

Këshilltarët e LSI sqarojnë se shkak për këtë vendim është bërë aleanca e LSI me Partinë Demokratike, aleancë e cila sipas tyre i mban larg nga Europa, ndërsa akuzojnë PD-në se pas saj qëndron Moska.  

"E ndiej veten protagonist në shumë vendime që kam marrë së bashku me koleget e ish-koalicionit të majtë, janë vendime që sot e kanë bërë Korçën dhe zonën nga unë vij modelin e gjithë Shqipërisë. Sot e gjej veten përballë dy rrugëve, të vazhdoj të jem përkrah këtij transformimi apo t'i bindem porosive politike të LSI, që këtu në Bashkinë e Korçës, më shumë se kudo tjetër nuk gjejnë dot vend.  Une sot vendosa te mos e braktis ate qe kam bere deri me sot dhe ti bashkohem grupit te Partise Socialiste, duke lene pas rrugen e porosive te bllokimit qe vijne nga Tirana.  Kjo force politike e bashkuar me Partinë Demokratike, është larg Europes dhe larg punëve të mira që qytetarët prekin çdo ditë. Aq më shumë sot ku me çfarë po dëgjojmë, mbrapa PD është Moska apo forca të tjera të errëta që e mbeshtesin"

Shkëlqim Larti, ish-këshilltar i LSI në Bashkinë e Korçës

Pas largimit të dy këshilltarëve nga LSI, Këshilli Bashkiak i Korçës shkon me 23 mandate për Partinë Socialiste, 6 të LSI dhe 12 anëtar Partia Demokratike. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radanecit: 24/03/2018 16:49

    Ne te Theodhoriut shkofshin panxharet e LSI.

    Përgjigju
  • Ish I denuar politik: 24/03/2018 14:17

    Keto Jane manipulimet e Ed Rames per te kapur gjithcka qe ka emer politike dhe perjetesimin e tij si DIKTATORI Enver Hoxha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri

VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri