Deputetët francezë kërkojnë komision hetimor për financimet ruse në politikë, akuzojnë partinë e Le Pen
Godina e Parlamentit në Francë
Anëtarët e parlamentit francez thanë të shtunën se i kishin kërkuar kryetares së dhomës së ulët të legjislativit që të ngrejë një komision hetimor për të shqyrtuar mbi dyshimet për financimin e partive politike nga Rusia.
Në një letër drejtuar kryetares Yael Braun-Pivet, që u nda me gazetarët, deputetët thanë se masa ishte nxitur nga raporti i fundit i zbulimit amerikanët sipas së cilit Rusia kishte paguar qindra milionë euro për të financuar parti politike të huaja "me synimin për të ndikuar në zgjedhje".
Tetë deputetët, të cilët i përkasin partisë En Marche të presidentit francez Emmanuel Macron, përmendën gjithashtu faktin se partia e ekstremit të djathtë Bashkimi Kombëtare e drejtuar nga Marine Le Pen është ende duke shlyer një kredi të dhënë nga bankat ruse.
"Këto fakte sugjerojnë qartë një vullnet rus për të ndërhyrë në debatin publik francez. Ato e bëjnë të nevojshme ngritjen e një komisioni hetimor për të përcaktuar nëse partitë politike franceze - dhe cilat prej tyre - kanë përfituar nga financimi rus," shkruajnë deputetët.
Duke cituar informacioni zbulimi të deklasifikuar, një zyrtar i lartë i administratës Biden tha më 13 shtator se Shtetet e Bashkuara presin që Rusia të përdorë gjithnjë e më shumë financimet e fshehta politik në muajt e ardhshëm për të minuar sanksionet ndërkombëtare për luftën në Ukrainë dhe për të ruajtur ndikimin e Moskës jashtë vendit./VOA
D.GJ/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?
-
Pozitivisht
63.3%
-
Negativisht
28.5%
-
Nuk kam mendim
8.2%
Vota total: 1839
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri François Bayrou pritet të emërojë qeverinë e re të Francës
23 Dhjetor, 11:39
-
Kryeministri francez Francois Bayrou nis punën mes një sërë sfidash
16 Dhjetor, 21:44
-
Presidenti Macron emëron Francois Bayrou si kryeministrin e ri të Francës pas rënies së qeverisë Barnier
13 Dhjetor, 13:10
-
Rusia i afrohet qytetit kyç të Ukrainës, teksa Zelensky e viziton vijën e frontit
12 Dhjetor, 22:07
-
Macron dhe Tusk këmbëngulin: Ukraina duhet të jetë në qendër të çdo bisede për paqe
12 Dhjetor, 19:38
-
Lufta në Ukrainë/ Trump: Putini ka humbur! Zelensky zbulon se çfarë i tha presidentit të zgjedhur amerikan në pallatin Elysee
9 Dhjetor, 17:02
-
Rihapja e Notre Dame në Paris/ U takua me Elon Musk dhe Trump, Osmani: Kemi besim në mbështetjen e fortë të SHBA-së! Biseduam dhe për luftën ndaj dezinformimit
8 Dhjetor, 21:44
-
Lufta/ Trump: Mund të reduktojmë ndihmën për Ukrainën
8 Dhjetor, 16:59
-
Sot ceremonia e hapjes së katedrales Notre-Dame/ Presidentët Trump dhe Zelensky kanë mbërritur në Paris
7 Dhjetor, 16:35
-
Rihapet Katedralja e ‘Notre-Dame’, Trump e liderët botërorë në Paris! Kambanat bien për herë të parë pas 5 vitesh! Macron: Le t’ia kthejmë botës! I pranishëm edhe Rama
7 Dhjetor, 08:04
-
Franca në krizë politike/ Presidenti Macron negociata për qeveri të re! Opozita gati, kusht reforma e pensioneve
6 Dhjetor, 15:40
-
Ndalen dy motorë të Evropës: Franca i bashkohet Gjermanisë në kaosin politik
5 Dhjetor, 17:03
Tani qe po humbet politika pro amerikane ja kane gjetur skemen gjoja i financon Rusi hahahah , bote e ndyre me intriga do zoti ndryshojne tere politikanet ne Europe
Përgjigju