Dosja e SPAK, Petrit Vasili firmosi kontratat e lobimit të Metës me para të dyshimta, nuk u deklaruan në KQZ dhe ILDKP! Rrezikon të merret i pandehur

Dosja e SPAK, Petrit Vasili firmosi kontratat e lobimit të Metës me para të dyshimta, nuk u deklaruan në KQZ dhe ILDKP! Rrezikon të merret i pandehur

Petrit Vasili dhe Ilir Meta

Petrit Vasili firmosi në emër të LSI kontratën me kompaninë GSIS për t’i mundësuar Metës takime në SHBA në vitin 2016. Ilir Meta vijon të mohojë dokumentet e zbuluara.

Në dosjen e dytë penale që ish deputeti Halit Valteri ka referuar në SPAK, flitet për krijimin e një grupi me politikanë dhe biznesmenë nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, në funksion të zbatimit të një skeme korrupsioni, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Sipas kallëzimit penal, grupi kryesohet nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, ndërsa pjesë e tij janë Petrit Vasili, Edmond Panariti, Elona Guri, Muharrem Berisha, Iris Zajmi, Elena Gace, Jori Prifti dhe Agron Xhafa.

Në kallëzimin penal thuhet se deputeti Petrit Vasili, si përfaqësues i LSI-së, ka firmosur një nga kontratat e lobimit me kompaninë Global Security and Innovative Strategies, në 3 shkurt 2016, ku janë paguar 123 mijë USD, për t’i mundësuar takime me anëtarë të Kongresit në SHBA, takime me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë dhe të Departamentit të Shtetit.

Ky shpenzim nuk është deklaruar as nga LSI-ja në KQZ dhe as nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili në ILDKPKI. Sipas kallëzuesit jemi para veprave penale të pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë, korrupsionit dhe falsifikimit.

Bashkangjitur kallëzimit penal janë kontrata e lobimit, raporti financiar i LSI në vitin 2016 si dhe deklaratat e pasurisë së Metës, Kryemadhit dhe Vasilit për vitin 2016. Ballafaqimi i këtyre dokumenteve komprometon rëndë pikësëpari Petrit Vasilin, i cili rrezikon që të merret i pandehur nga SPAK.

Ndërkaq, Presidenti Ilir Meta vijon të mohojë kontratat e publikuara të lobimit.

“Ata që janë në kërkim të letrave për azil për të shpëtuar drejtësisë këtu edhe të tjerë që janë këtu e vijojnë biznesin e inceneratorëve të vijojnë të bëjnë më të mirën e tyre. Ky është sistem që do shkundet nga themeli duke nisur nga 25 korriku, por deri në 24 korrik do bëjmë detyrën me përgjegjshmëri të plotë e shpresojmë të ketë dhe reflektime kur bëhet fjala për çështje të interesit kombëtar”, ka pohuar Meta.

SPAK ka regjistruar procedimin penal për kontratat e lobimit. Tashmë i mbetet SPAK dhe gjykatave për të thënë fjalën e fundit nëse qëndrojnë apo jo kontratat e lobimit dhe pse nuk janë deklaruar në Shqipëri.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 12/07/2022 09:47

    Te ka hyre frika mor krye hajdut, pa merak se ka zot siper nesh

    Përgjigju
  • Jimmy: 11/07/2022 21:55

    Do me behesh shume qejfi per kete hale vasili!!nuk e di politikani me pa byth ne shqiperi! Fuck vasili

    Përgjigju
  • Kanani: 11/07/2022 18:25

    Sado te lodheni, me keq deshmoni servilitetin e smure nda Partise. Meta dhe Vasili te dy jane kriminele dhe hajdute me damke. Skandali qe ju tirrni eshte aq i vogel para gjemave te tjera. Sidomos qe per shkak te kesaj tipologjie korrupsioni ata se bashku bene Rame kryehajdutin Kryeminister. Dhe qe te besh davane e ketyre maskarenjeve dhe hash buken e kryedallkaukut kjo eshte akoma me keq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë