POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Kosova shënon fitoren e parë, mposht Ishujt Faroe 2:0 dhe kryeson grupin (GOLAT)

Kosovë-Ishujt Faroe në stadiumin 'Fadil Vokrri', Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës shënon fitoren e parë në një ndeshje zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në një atmosferë elektrizuese që krijuan tifozët “Dardanët”. Kosova mposhti me rezultat 2:0 Ishujt Faroe, në ndeshjen e dytë të grupit 3 të Ligës D. Arbër Zeneli dhe Atdhe Nuhiu janë golashënuesit e kësaj fitorje. 

Kosova kryeson grupin me katër pikë të grumbulluara, një më shumë se Ishujt Faroe.  

Goli i parë i shënuar nga Kosova

Goli i dytë i shënuar nga Kosova

Dy ndeshjet e para, një fitore e një barazim (me Azerbajxhanin 0:0) dhe aq më bukur është që nuk kanë pësuar asnjë gol për plot 180 minuta. Kur i shtohen edhe tri ndeshje miqësore (Kosova mundi me 1:0 Madagaskarin, me 2:0 Burkina Fason dhe me 3:0 Shqipërinë) nën drejtimin e përzgjedhësit Bernard Challandesit, atëherë janë plot 450 minuta janë pa pësuar gola.

l.q.
Komento