Sot, në ditën Botërore të Lirisë së Medias Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri dhe zëvënëskryetari Denar Biba bashkëbiseduan me gazetarë që mbulojnë proceset zgjedhore dhe veprimtarinë e KQZ-së.
Në simbolikën e Ditës Botërore të Lirisë së Medias, bashkëbisedimi me gazetarët u realizua me synim rritjen e frymës së bashkëpunimit dhe bashkëveprimit KQZ-Media, në funksion të rritjes së cilësisë së informimit publik.
Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri gjatë fjalës së tij shprehu mirënjohje dhe respekt për punën e vështirë dhe të mbushur me sfida të gazetarëve. Zguri i falenderoi gazetarët për pasqyrimin e veprimtarisë së KQZ-së, duke ndikuar në rritjen e transparencës.

(Kryetari i KQZ takim me gazetarët në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias)
Media/gazetarët do të jenë një nga target grupet e synuara për trajnim përgjatë vitit 2018, ndaj bashkëbisedimi i Trupës së KQZ-së me gazetarët kishte si qëllim identifikimin e nevojave për trajnim të medias, pasi aktualisht KQZ po punon me Planin e Veprimit për Edukimin Zgjedhor dhe për ndërtimin e moduleve të trajnimit sipas target grupeve të synuara.
/Shqiptarja.comKomente
